Nga studjuesi dhe gazetari Gjergj Marku

Studjuesi dhe gazetari Gjergj Marku

GEZIQ:

Ne truallin e Principates se Arberit!…

Kur kalon andej te vjen nder mend historia e ”Principates se Arbërit”, të dhënat arkeologjike të zbuluara në fshatin Gëziq të Mirditës. Shtyhesh ne kohe ketu e afro 120 vite nga zbulimet e austriakut, Theodor Ippen, duke ardhur dekada me pas tek Dhimitër Shuteriqi dhe etnografi mirditor Mark Tirta.

Pikerisht per ate cfare u zbulua dhe deshifru nga një pllakë mermeri me një mbishkrim latinisht, i cili kur u zbulua qe tepër i copëtuar, pra i palexueshëm. Atë e bëri të lexueshëm fillimisht mjeshtri Koço Zheku dhe përfundimisht prof. Injac Zamputi.

Duke hyre ne ravat e historise, permes studiuesve, arrin ne vitin e larget kur dhe mendohet te jete krijuar Principata e Arbërisë, rreth vitit 1191 me sundimtarin e njohur Progoni, një emër thjesht shqiptar. Ai mbante si dhe prijësat e mëparshëm të Arbanonit, titullin bizantin “arkond”. Me krijimin e Principatës, Progoni ishte prijës jo vetëm i Arbanonit, por edhe i bashkësive të tjera fqinje apo Pasardhësin, djali i tij i madh Gjin Progonati.

Edhe emri i tij Gjin ka trajtë thjesht shqiptare. Të dhënat historike për Gjinin si sundimtar i Arbërisë janë gjithashtu thellësisht të varfëra. Dimë se më 1204 gjatë sundimit të tij Perandoria Bizantine u përmbys nga Kryqëzata e Katërt. Përmbysja e Perandorisë Bizantine vuri në rrezik edhe vetë Principatën e Arbërisë.

Kjo për arsye se shtetet që u mëkëmbën ose u fuqizuan në Gadishullin Ballkanik mbi gërmadhat e Perandorisë Bizantine – dukati venedikas i Durrësit, despotati bizantin i Epirit, Perandoria e Dytë Bullgare, shteti serb i Rashës dhe Principata e vogël e Zetës – lakmonin ta aneksonin secila për vete Principatën e Arbërisë….

Eshte nje histori qe te vjen e behet bashke me qenien tende krejt pa e kuptuar teksa ndodhesh ne ate vend kodrinor rruges qe ngjitet per Shpal!…