Nga Albumi Akordet e Kosoves

Gjani Marshan ishte njëri nder yjet e muzikës së lehtë të ish shtetit të quajtur Jugosllavi.Arbërëshë nga Zara e Kroacisë, ai doli nga një familje muziktarësh. Edhe dy vëllëzërit e tij poashtu ishin muzicient.

Zara (Zadar) ka dhënë disa emra të respektuar edhe në muzikën klasike siq është Familja Deshpali e cila ka arrijtë famë nderkombtare. Të gjithë këta lindën në lagjën Arbanasi të Zarës. Vet kjo lagjë ka marrë emrin nga Arbërëshët (Arbanasët) si i quajnë në Kroaci. Lagja Atbanasi u themelua ne vitin 1726 atëherë ku këtu filluan të arrijnë shqiptarët e shpërngulur nga Shkodra e rrethina. Nje tjeter Arbanas gjendet ne Bullgari. Egzistojne edhe dy vendbanime tjera me emrin Arbanas. Një ne Bosnje, afer qytetit Trebinje si dhe nje Arbanas tjeter ne Kroaci afer qytezës Sinj. Pra, vetem ne Kroaci dhe ne Bosnje egzistojne kater vendbanime me emrin Arbanas dhe gati te gjithe banorët e tyre janë më origjinë arbreshe.

Foto: Albumi Akordet e Kosoves

Per ne, me i njohuri eshte Arbanasi i Zares, i njohur, pos per detin e bukurite qe ia fali natyra edhe per talentet e tij ne muzike. Kjo lagje arbreshe qe mbijetoi furtuna, i dha emra te respektuar kulures kroate, por edhe asaje shqiptare. Nga sportisti Pino Gjergja, e deri tek njerezit e penes si Josip Rela e Aleksander Stipcevic, arbreshet e Zares u bene personalitete per admirim. Po me te dalluarit i kishte muzicientët. Ne muziken klasike me e njohura eshte familja Deshpali qe ne botën e artit hyri me poetin e kompozitorin Shime Deshpali dhe vazhdoi me Pavle, Valter e Maja Deshpalin.

Në muzikën e lehtë, familja më e njohur arbreshe e Zarës janë Vëllëzërit Gjani Marshan dhe Tomisllav e Vedran Ivcic. Pak dihej qe keta, te tre – jane vëllezër, për shkak se mbajnë mbiemra të ndryshem. Sot nuk janë tre, pasi qe vllau i dyte Tomisllav, disa vite me heret ka ndëruar jetë pas nje fatkeqsie komunikacioni. Gjani Marshan, u bë më i njohuri prej tyre në vitet e 70-ta. Biografia e tij ka këthesa papritura. Ai studijoi tregëtinë e jashtme në Zagreb, mirëpo në rini, sherbeu si oficer i marinës ush, tarake për dy vjet. Më vonë, filloi të komponoi dhe ekzekutojë me kitarë. Pas afirmimit rajonal, Marshan këndoi gadi në të gjitha festivalet më të njohura në ish Jugosllavi, si edhe në botën e jashtme. Këndoi e jetoi disa vite në Gjermani dhe pastaj në Itali, SHBA, Australi, Francë, Rusi e disa vende tjera.

Ka këngë të incizuara edhe për produkcione te jashtme, në gjuhën gjermane, italiane kroate e angleze. Në kohën e tij dominonte muzika e lehtë me tone mediterane dhe kancona italiane, të cilat binin në sy në muzikën qe krijonte Gjani Marshan. Ai u radhitë ndër këngëtarët më të mëdhej të ish Jugosllavisë. Pas pavarësimit të Koacisë, Marshan hyri në politikë dhe më vonë edhe në diplomaci. Sherbeu si konsul i Kroacisë në Trieshtë, e Milano të Italisë si dhe në Australi. Flet gjuhën kroate, arbëreshe, italiane, angleze dhe pjesërisht edhe atë gjermane e ruse.Janë të rrallë muzicientëtë të cilët nga muzika hidhen në diplomaci. Gjani Marshan sikur ndoqi shembullin e shansonjerit të madh francez Sharls Aznavur, i cili në vitet e fundit u bë ambasador i Armenisë në Zvicër. Aznavur me origjinë është armenian.

Arbreshë tjere te muzikes, te njohur ne Kroaci jane edhe Dalibor Musap, pastaj Enio Stipqeviq e Berto Mateshiq .Nga mjeshtrit e penës më origjinë nga Zara, pos Shime Deshpalit, njihet edhe Josip Rela, i cili një kohë sherbeu arsimtar në shkollat shqipe të Plavë-Gucisë. E njohim posaçërisht për dramën e tij “Nita”, të shfaqur në disa teatro të Kosovës në vitet e 80-ta por edhe e më heret. Arbreshet e Zares dhe lagja e tyre Arbanasi, eshte e njohur edhe per sport. Basketbollisti me i njohur ne historine e Kroacise Josip Pino Gjergja doli nga pokjo vater…Një personalitet tjetër me po këtë emër e mbiemerë ishte diplomat dhe kryetar bashkie i Zagrebit në vitet e 70-ta. Josip Gjergja tjeter , ishte politikan e diplomat në kohën e ish Jugosllavisë dhe jetoi disa vite në Tiranë. Pas Lu, ftës së Dytë Botërore ai sherbeu ambasador i Jugosllavisë në Shqipëri.

Muzika, sporti, poezia e diplomacia. Këto mbesin dashuritë e pasionet e arbreshëve më të njohur të Zarës. Në sport, Kroacia, abëreshët e Zarës njihne në veçanti për biçiliziem dhe basketboll.

Marrë nga Albumi Akordet e Kosoves