Një piktor që kishte realizuar shumë vepra të ndryshme dhe të bukura, ishte i bindur se akoma nuk kishte pikturuar punën e tij më të mirë. Ai u nis në kërkim të frymëzimit , mund të ishte një rrugë me pluhur, një model, apo një ditë… Rrugës takon një besimtar, dhe ai e pyet: 

“Për ku je nisur?”
“Nuk e di,” – përgjigjet piktori – “unë dua të pikturoj gjënë më të bukur në botë. Ndoshta ju mund të më tregoni se ku ta gjej.”
“Është shumë e thjeshtë,” – thotë burri – në çdo tempull, apo te besimi ju mund të gjeni atë që kërkoni. Besimi është gjëja më e bukur në botë.”
Piktori vazhdoi të ecte. Rrugës takoi një vajzë të re. Ai e pyeti: “A mund të më thuash kush është gjëja më e bukur në botë?”

“Dashuria,”- përgjigjet vajza e re. “është dashuria ajo që të varfëron e pasuron, kuron plagët, dhe mbush atje ku është boshllëk. Pa dashuri nuk ka lumturi!”
Piktori vazhdoi kërkimin e tij. Një ushtar i rraskapitur shkëmbeu rrugën me të. Kur piktori i bëri të njëjtën pyetje, ai u përgjigj: 
“Paqja! Paqja është gjëja më e bukur në botë! Lufta është gjëja më e shëmtuar. Aty ku ka paqe do gjesh edhe bukurinë!

“Besim, Dashuri, dhe Paqe… si mund t’i pikturoj? Mendonte i trishtuar . Duke tundur kokën ai i drejtohet shtëpisë.
Duke hyrë në shtëpi, pa gjënë më të bukur në botë: Në sytë e fëmijëve të tij pa Besimin. Dashuria shkëlqente në buzëqeshjen e gruas së tij. Në shtëpi mbizotëronte Paqja, për të cilën i kishte folur ushtari. Artisti krijoi pikturën më të bukur dhe e titulloi: “Shtëpia ime”.

Burimi: Akropoli i Ri