Gjendet dokumenti që provon krijimin e bandës së parë muzikore shqiptare në Shkodër, në vitin 1878! Lajmin e bën me dije studiuesi i njohurr Vasil Tole i cili shkruan:

E dhëna e cmuar jepet në korrespodencën e vitit 1891, në gjuhën italiane, mes Arqipeshkvisë së Shkodrës, Veliut të Shkodrës dhe konsullit austriak në Shkodër, ku bëhet fjalë mbi ndalimin e aktivitetit të bandës muzikore kishtare nga ana e Veliut pas kërkesës insistuese së komisionit të bandës për të lejuar aktivitetin e saj.

Ja një pjesë e tekstit të kerkesës:

… banda jonë duke qenë një vazhdimësi e asaj, tashmë të njohur nga Madhëria e tij, Perandori Sulltan, nëpërmjet urdhërit që na është akorduar nëpërmjet Shkëlqesisë së Tij Hysen Pasha, guvernatori i përgjithshëm në datën 13/25 shtator 1878. Dhe meqenëse Banda është një institucion që nuk ka asnjë qëllim apo ngjyrë politike apo fetare, përveç asaj që të promovojë progresin dhe dekorin e vendit, nuk dyshojmë që dhe Shkëlqesia e tij, guvernatori aktual, meqë nevojitet kaq shumë për zhvillimin intelektual dhe moral të qytetit tonë do të na japë lejen që të vazhdojmë veprimtarinë e lejuar nga Madhëria e tij, Perandori Sulltan.”

Dokumenti gjendet në Arkivin e Shtetit (D.14. F.132, fq 1-6, D.31, f.20, viti 1891.