Gjeneral Gramafoni
Gjeneral Gramafoni

Filmi Gjeneral Gramafoni prodhim i vitit 1978.

Regjisor: Viktor Gjika, Skenari: Vath Koreshi, Producent: Shqipëria e Re, Muzika: Aleksandër Peçi.

Përmbajtja e filmit

Në mesin e viteve ’30 fillon penetrimi dhe parapërgatitja e pushtimit Italian të vitit 1939. Halit Berati, një klarinetist virtuoz dhe Parandili ftohen nga një sipërmarrës Italian të inçizojnë në pllaka gramafoni, meloditë e tyre të cilat do të shiten së bashku me muzikën italiane të kohës së fashizmit. Gjatë kësaj kohe fillojnë grevat e punëtorëve të naftës ku Halil Berati është punëtor.

« …çfarë i ndodh një populli para-modern, tradicional, feudal, i cili ndodhet në pikëprerjen e dhunshme me logjikat e rendit kapitalist të pushtuesit, ende jo zyrtar ? Ndoshta kjo është pyetja madhore e regjisorit Gjika që përbën edhe subjektin kryesor të filmit.» (Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i vjeter dhe lufta e popullit, Edlora, Tiranë, 2012, fq.56)

« Te “Gjenerali”, rendi kapitalist vjen nëpërmjet pushtimit, hap pas hapi, pa iu vërsulur institucioneve shqiptare të monarkisë që në çastin e parë. Si një regjim shfrytëzimi, vështirësia e tij e parë është përballja me një realitet të vonuar shoqëror dhe ekonomik. Problemi i tij është se si të shtjerë në dorë pasuritë e popullit, shpirtin krijues, pasuritë natyrore, forcën e punës. » (Julian Bejko, Shoqëria e Kinemasë, I, Regjimi i vjeter dhe lufta e popullit, Edlora, Tiranë, 2012, fq.61)

« Filmi është, një kritikë ndaj kapitalizmit si shfrytëzues jo vetëm i forcës punëtore por dhe e talenteve e pasurive kombëtare të veçanta njerëzore. Në këtë mënyrë rikthehemi te klisheja klasike e epokës totalitare e përfaqësuar dhe në kinemanë tonë: komunizmi kundër kapitalizmit, populli kundër pushtuesit, vlera kombëtare kundër vlerave fluide, e veçanta kundër rrëmujës identike. Kategori armiqësore të shpalosura kryesisht gjatë luftës së ftohtë. Kontradikta që ndodhen në bërthamën e fuqive të mëdha: i civilizuar – i prapambetur, i kultivuar – barbar, të cilat legjitimohen përmes frymës së progresit të të emancipuarit, i mjeshtrit të madh që krijon jo vetëm hierarki vlerore e kuptimore por ndonjëherë edhe raciale. »

Aktorët në role

  • Bujar Lako … Halit Berati
  • Guljelm Radoja … zoti Alberto
  • Kadri Roshi … Parandili
  • Sulejman Pitarka… xha Avdiu
  • Reshat Arbana … kryetari i bashkise
  • Sheri Mita … Mikele
  • Stavri shkurti … xha Braho
  • Mimoza Topalli
  • Petraq Xhillari
  • Muhamet Shehu
  • Adrian Rruga
  • Llambi Kaçani
  • Tinka Kurti … nena e Halitit
  • Dhimitër Orgocka… zoti Misir
  • Adrian Rruga
  • Kastriot Azizaj
  • Sander Prosi … Sefedini
  • Shpëtim Shmili … z. Valeta
  • Sotiraq Çili
  • Piro Kita … Tili
  • Luftar Paja
  • Margarita Xhepa
  • Ilir Erzeni
  • Marko Bitraku … Isufi, xhandari
  • Kiço Keni
  • Dhimitër Greku
  • Gens Hasani
  • Rifat Dajko
  • Lefter Buçko
  • Dhimitër Trajçe
  • Alki Zeqiri
  • Raqi Jankulla
  • Abedin Hajro
  • Laver Bariu
  • Pertef Larti
  • Remzi Lelaj