Nga Kliton Nesturi

Në historinë e Radio Tiranës, sa herë flitet për fillesat e saj, përmendet emri i Gjergj Bubanit. Jo vetëm për faktin se ky personalitet i shquar i publicistikës shqiptare ishte drejtuesi i saj i parë, por se puna që ai bëri, la gjurmë dhe krijoi bazat e së ardhmes. I dekretuar si drejtor i Radio Tiranës prej Mbretit Zog, qysh në korrik të 1938, Gjergj Bubani arriti që brenda një kohe të shkurtër, madje që një javë pas përurimit në 28 nëntor 1938, t’i japë radios një profil sa kombëtar aq edhe gjithëpërfshirës, duke arritur të ideonte një varg programesh e emisionesh si “Ora letrare”, “Ora gazmore”, “Këshillat e mjekut”, “Muzikë e kërkuar” etj.

Foto: Albumi Akordet e Kosoves

Në mikrofonin e radios u afruan Tefta Tashko Koço, Marie Kraja, Kristaq Antoniu, doktor Hamdi Sulçebeu, apo më vonë Mihal Stefa, Evanthi Ciko-Zoraqi, Vitori Xhaçka e plot artistë e personalitete të artit. Një përshtypje të madhe më kishte bërë fakti që rreth Radio Tiranës Gjergj Bubani krijoi edhe një grup këngëtaresh e këngëtarësh shumë të mirë, siç ishin Merita Sokoli, Liza Vorfi, Bardhyle Katundi, Paulina Nikaj, e mjaft të tjera, apo Zihni Berati, Kel Sata etj.

Në librin e tij “Ju flet Tirana, (kujtime, histori dhe personazhe) , gazetari i njohur dhe një nga ish-drejtorët e Radio Tiranës, Agron Çobani shkruan: “…mendoj se kronisti i parë i Radio Tiranës duhet të ketë qenë Gjergj Bubani. Ai është i njohur si drejtor i parë i Radio-Tiranës, që në hapje të saj… Gjergj Bubani edhe duke qenë drejtor, zinte shpesh vend pranë mikrofonit dhe fliste për probleme të caktuara që shqetësonin shoqërinë shqiptare…

Gjergj Bubani, djalë i shkathët dhe pasionant, i shkolluar jashtë Shqipërisë, diti të ofrojë intelektualët e paktë dhe patriotë të kohës… Një vit pas startimit, Radio Tirana kishte arritur që të krijonte një profil të qartë, tepër të dallueshëm dhe kombëtar, ndonëse në kushte jo fort normale, siç ishte push, timi fashist.

Në kujtimet e tij profesor Myzafer Xhaxhiu, asokohe një djalë i ri, ka lënë këto mbresa: “Gjergj Bubani ishte një njeri shumë aktiv, krijoi në Radio një trupë shume kompakte e shumë të apasionuar pas punës.Gjergji ishte me të vërtetë njeri shumë i pasionuar, shumë i drejtë, shumë dashamirës dhe fitoi simpatinë e tërë punonjësve, por edhe të një auditori të gjerë të intelektualëve, të cilët ishin shumë të interesuar që kultura shqiptare e arti të bëheshin të njohura nëpërmjet kanaleve radiofonike.

Bubani ishte burrë shumë i pashëm, e simpatik, me një fytyrë tepër ekspresive, me ca vetulla të trasha, të zeza. Më kujtonte ngandonjëherë fytyrën e Aleksandër Moisiut. Nga pikëpamja etike, nga pikëpamja morale, njerëzore, ishte shumë, shumë dashamirës, shumë i afërt me vartësit e tij, i merrte në zyrë, këshillohej me ta, priste madje edhe sugjerime nga vartësit e tij të sektorëve të ndryshëm të Radios, sigurisht që u jepte edhe këshilla, se ai ishte drejtori dhe kishte një vizion të përgjithshëm të punës në Radio-Tirana.

Jeta e Gjergj Bubanit është bërë e njohur tashmë në librat e tij që janë botuar ose edhe në dokumentarët e realizuar nga RTSH. Kontributi i tij si publicist, duke filluar qysh nga viti 1919, kur edhe boton për herë të parë, e më pas duke u shfaqur në gazeta e revista të ndryshme të kohës si “Kuvendi kombëtar”, “Zëri shqiptar”, “Kosova”, “Drita” etj., është i madh. Ai është gjithnjë një shpirt i shqetësuar për fatet e kombit e të shtetit, për të cilat nuk pranon kompromise. Kjo atdhedashuri e shtyu më që në vitin 1936 të linte Bukureshtin dhe të vendosej përfundimisht në Shqipëri, ku mjaft intelektualë qenë kthyer për të dhënë kontributin e tyre në ngritjen e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare.

Por Gjergj Bubani nuk ishte një publicist klasik. Qysh herët ai qe i njohur për dashurinë ndaj artit. Gjatë kohës së qëndrimit të tij në Rumani, Bubani ndiqte vazhdimisht shfaqje të ndryshme të operas, teatrit dhe kinematografisë rumune, të cilat kishin filluar të lulëzonin në atë kohë. Aq i fuqishëm qe ndikimi i tyre sa që ai vet interpreton në skenë, duke spikatur si aktor. Në fillim të viteve ’30, emri i tij përmendet në shtypin rumun të kohës.

Gjergj Bubani, një i shquar publicist shqiptar, ishte anëtar i shoqatës ndërballkanike të shtypit, q’u krijua t në Sofje. Bubani ishte edhe aktor qe kishte luajtur jo vetem në Shqipëri por edhe në disa shfaqje teatraële jashte vendit si në Rumani. Gjergj Bubani ishte një njeri vizionar. Për ta ofruar edhe më tepër publikun me Radion, nisur edhe nga përvoja rumune, ai hap revistën e Radio Tiranës “Radio Rivista”, të cilën në vitin 1941 e titulloi “Vatra shqiptare”. Në fokusin e punës së tij ishte vëmendja ndaj kulturës dhe të rinjve, të cilët më se një herë i kish quajtur “Shpresa e Atdheut”. Janë rrëfimet e bashkëpunëtorëve të tij, që e dëshmojnë këtë kujdes e vëmendje.

Gjergj Bubani ishte gazetar i përsosur. Artikujt e tij i shkruante drejt në makinën e shkrimit. Madje kishte raste, kur nuk priste koha, që ia diktonte linotipistit.”

Vitori Xhaçka (Xhomo), një nga folëset e para të Radio Tiranës, e ka kujtuar më këto detaje Gjergj Bubanin: “Gjergj Bubani ishte njeri me një vitalitet të jashtëzakonshëm, me kurajë e dëshirë për të punuar në maksimum. Ishte një patriot i vërtetë që la Bukureshtin për të punuar për Shqipërinë. Ditën e parë që zëri i Radio Tiranës buçiti në të terë Shqipërinë, u emitua një program i bukur me këngë patriotike, udhëhequr nga Jorgji Filçe. Mirëpo gjërat ndryshuan në vitin 1939 atë ditë kur Shqipëria u push, tua nga fashistëtë italiannë. Gjergj Bubani e priti me indinjatë të jashtëzakonshme këtë push, tim. Menjëherë buçitën këngët patriotike.

Ai, pa pasur asnjë druajtje nga qeveria e nga askush, na ftoi solistët e Radio Tiranës dhe ekipin, për të kënduar këngë patriotike…Në ndertesën e Radkio Tiranës erdhën italianët, si punonjës e teknikë. Ne kishim një program me këngë popullore. Ata i thanë Gjergj Bubanit “Ne duam këngë italiane e jo shqiptare.” Ai u përgjigj me vendosmëri e zemërim: “Kjo është Shqipëria, është Radio-Tirana e nuk është Radio-Roma.” Kështu u krijua mes tyre një farë zemërimi. Megjithëkëtë, ne vazhduam me këngë patriotike e me këngë popullore.”

Gjergj Bubani ishte intelektuali klasik, i papërzier kurrë me rrymat politike. Për të, i rëndësishëm ishte Atdheu dhe prosperiteti i tij. Ai qëndroi në krye të Radio Tiranës deri në mes të vitit 1943. Gjatë kësaj kohe Radio Tirana arriti të bëhej një vatër antifashiste. Për këtë qëllim, në 18 tetor 1943 Gestapoja arr, estoi të gjithë punonjësit e radios, në krye të së cilëve ishte Gjergj Bubani. Vetëm ndërhyrja e ministrit të asaj kohe Mihal Zallari, bëri që ata të mos push, katoheshin.

Foto: Albumi Akordet e Kosoves

Nga Kliton Nesturi

Burimi: Albumi Akordet e Kosoves

Postimi Origjinal: