Teksa Shqipëria ende nuk është qetësuar nga periudha dramatike e tërmeteve dhe katastrofës natyrore, vazhdon sensibilizimi i madh edhe nga pjesa e sportit. Së fundmi është skuadra e Kukësit që ka dhënë kontributin e saj. Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, thuhet se verilindorët do të japin një pjesë të pagës së tyre që do t’u kalojnë të prekurve nga tërmeti. /Sport Ekspres/

Futboll Klub Kukësi po ndjek me vëmendje e dhimbje situatën në të cilën është përfshirë vendi ynë, pas termetit të ditëve të fundit, i cili shkaktoi dëme në njerëz dhe banesa.

Stafi dhe futbollistët, kanë vendosur që një pjesë të pagës së tyre t’jua kalojnë të prekurve nga tërmeti i së martës.

Ftojmë tifozët kuksianë dhe të gjithë shqiptarët që të kontribuojnë me çfarë të mundin, për të ndihmuar motrat dhe vëllezërit tanë, të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Burimi: Sport Ekspres – http://sportekspres.com/gjest-i-madh-nga-kukesi-le-nje-pjese-te-pages-per-njerezit-e-prekur-nga-termeti/