Nga Klajdi Hyska

TIRANË, 30 nëntor /ATSH/ – Bashkia e Gjirokastrës dhe qytetarët e saj janë solidarizuar me familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bashkia bën me dije se familjet e strehuara në Gjirokastër janë ndihmuar me ushqim dhe veshmbathje.

Sipas bashkisë, mes familjeve të strehuara “ishin edhe dy 12- vjeçarë, të cilët falë solidaritetit të bashkëmoshatarëve, kanë plotësuar nevojat e tyre”.

Tërmeti që goditi vendin në mëngjesin e 26 nëntorit pati pasoja shkat, ërruese jo vetëm sa i përket dëmeve materiale por edhe në humbje jetësh njerëzore prandaj gjithë komuniteti shqiptar, shtetet fqinje dhe partnerët e Shqipërisë janë të angazhuar të ndihmojnë sa më shumë të lënduarit nga ky tërmet.

Burimi: ATSH – http://ata.gov.al/2019/11/30/foto-gjirokastra-strehon-familjet-e-prekura-nga-termeti-ndihma-me-ushqime-dhe-veshmbathje/