Gjon Karma.u lind në Shkodër, më 18 mars të vitit 1915 dhe vdiq në Tiranë më 13 janar të vitit 1994, ishte një aktor i njohur shqiptar.

Gjon Karma filloi aktivitetin artistik në vitin 1932 në Shkodër, me shoqërinë “Bogdani”. Më 1945 vjen aktor në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar mbi 80 role në karrierën e tij artistike, duke filluar nga pjesa “Gjido”, në rolin e Pjetrushit. Ishte mjeshtër për sa i përket roleve të karakterit. Ai ishte i prerë për role të vegjël, dhe është cilësuar si “aktori i madh i roleve të vegjël”. Disa nga rolet e interpretuar ne Teatrin Popullor janë: Babçinskij tek “Revizori”, Orgoni tek “Tartufi”, Vurko tek “Pas vdekjes”, Moni tek “Prefekti”, Polloni tek “Hamleti”, Falstafi tek “Gratë gazmore të Uindsorit”, Lui Gui, etj. Ka interpretuar me sukses disa role në filmin artistik. Doli në pension në 1976, por për 15 vjet rresht punoi pranë arkivit të teatrit, duke bërë një punë të mrekullueshme. Ka marrë disa çmime e urdhra.

Mbante titullin “Artist i Merituar”.

Gjon Karma eshte aktori i brezit themeltar te gjinise teatrale ne Shqiperi, i perket brezit qe themeloi Teatrin Popullor ( sot Teatri Kombetar). Ka lindur ne Shkoder, me 18 Mars 1915. Rreth vitit 1932 do te filloj aktivitetin e tij artistik me shoqerine “Bogdani” nga gjiri i kësaj trupe dolën artistët e ardhëshëm të popullit shqiptar, Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka. Perkrah “Bogdanit” eshte aktivizuar edhe me shoqerite e tjera si “Rozafa”, apo “Vllaznia”; Gjatë 17 vjetëve të aktivitetit të saj dega teatrore e shoqërisë “Bogdani” dha rreth 55 pjesë teatrore. Ne skene per here te pare ngjitet ne vitin 1934, ne interpretimin e rolit te Nush Lezetit, nje karakter qe ariti te leje gjurme ne publikun shkodran te kohes, duke afirmuar daljen e nje aktori te ri te talentuar . Ishte ne moshen 30 vjecare kur ne vitin 1945, Gjon Karma vjen aktor në Teatrin Popullor i cili interpreton mbi 100 role gjate karrierës se tij artistike, duke patur sukses posacerisht ne ndertimin e e figurave te planit komik e sarkastik. Gjon Karma, mjeshtër përsa i përket roleve të karakterit.

Ai ishte i prerë për role të vegjël, dhe është cilësuar si “aktori i madh i roleve të vegjël”. Diti te gershetoje me nur e sens mase ironine dhe satiren me gazmendin, elementin e lehte te humorit e groteskun, duke anuar te menyre te vetvetishme drejt portretizimeve realiste e me vertetesi jetesore. Keto veti te tije vihen re qe ne rolin e pare, me Pjetrushin ne komeduine “Gjido” ne v. 1945. Me vone aktori fiton nje permase me rolin tjeter te Man Kukaleshit ne komedine shume te mirenjohur “Prefekti” te B. Levonjes qe nev. 1946. Ai njemendesoj figuren figuren e zyrtarit te korruptuar, hileqar dhe servil. Perpos aktrimit ne Teatrin Popullor ai shkroj edhe disa komedi e pjese skenike , ku mund te permendim “Qypi me flori” . Nje tjeter rol i suksesshem i tij ka qene edhe ai i prefektit Veip ne komedine e S. Comores “Karnavalet e Korces” ne v. 1964, rol me te cilin konsolidoj me tej talentin e vecante si nje aktor me prirje sarkastike per te vizatuar me elegance e vertetesi tiparet e mevetesishme te personazheve.

Luajti gjithashtu me mjeshteri rolin e Zeqos ne dramen “Fytytra e dyte” e Dritero Agollit . Ne vitin 1971, interpreton tregtarin ne dramen “Arturo Ui” te B. Brehtit . Disa nga rolet e tjera te interpretuara ne Teatrin Popullor janë: Babçinskij “Revizori”, Orgoni “Tartufi”, Vurko “Pas vdekjes”, Polloni “Hamleti”, Falstafin “Gratë gazmore të Uindsorit”, Asllan Beu ne “Halili dhe Hajria”; Gjergj Bardhi ne “Toka e jone”; Kola ne “Cuca e maleve”; Veipi ne “Tre dite te kiametit” etj. Edhe ne Kinematografi ka interpretuar me sukses disa role. Roli i pare do te jete ai i nje spiuni, Jorgos ne vitin 1951 tek “Debatik”. Me pas do te vijojne edhe role te tjera si tek “Toka e jone” (1964), “Perse bie kjo daulle” (1969), “Ndergjegja” (1972) etj Nder keto personazhe ne film mund te permendim ate te prefektit ne “Koncert ne vitin 36”.

Legjenda Gjon Karma, u be i mirenjohur edhe ne interpretimet e shumta ne emisionin humoristik “Ora gazmore” te Radio Tiranes, sikurse edhe ne rasiotransmetimet e shumta per femije e te rritur. Perkrah aktrimit e interpretimeve te tjera, nje nga meritat e punes se tij ka qene edhe hulumtimi, sistemimi, publikimi i te dhenave per historine e levizjes teatrore ne Shqiperi sidomos ne qytetin e Shkodres dhe ate te Teatrit Popullor (TK), duke u bere nje nga mbartesit , themeluesit e pasuruesit te Arkives se Tetarit Kombetar. Punoj per rreth 15 vjet ne kete detyre. Doli në pension në 1976. Ka marrë disa çmime e urdhra. Nderron jete me 13 Janar 1994 FILMAT: * Debatik – (1961)… Jorgo * Toka jonë – (1964) * Përse bie kjo daulle – (1969) * Ndërgjegja – (1972)…Xha Veliu * Vajzat me kordele të kuqe – (1978) * Kur hidheshin themelet – (1978) * Koncert në vitin 1936 – (1978)…Kryetari i Bashkise * Çeta e vogël – (1979)…Tibil Kuka * Një natë pa dritë – (1981) * Fundi i nje gjakmarrje – (1983) …..Seit Beci * Vendimi (1984)… Miço Falli * Te paftuarit (1985) * Një djalë edhe një vajzë – (1990)