Gjuha eshtra s’ka, eshtra thyen.

Gjuha të lidh, gjuha të zgjidh.

Ha të rrosh, jo rro të hash.

Gjuha flet e fshihet, shpina pret e rrihet.

Dy kunguj nën një sqetull s’mbahen.

Mali digjet,plaka krehet.

Ti qesh me të tjera, po bota qesh me ty.

Trimërinë pas luftës e urtësinë pas kuvendit s’e ha as qeni.

Trimi që lëvdohet, nuk të vret.

U bë dhija me tremb ujkun.

U bo veja me mësue pulën.

U hap dheu, doli një plesht.

U mbars mali, polli një mi.

Unë vij nga më rrahën, ti më tregon shkopinjtë.

U rrit kungulli dhe mori dhenë.

Zuri qeni një lepur, nuk quhet zagar.

Ai që e ka provue din edhe me të mësue.

Bëne vath e ve në vesh.

Bëj si të thotë më i madhi.

Bleta din si bëhet mjaltët.

S’di gomari të haj tagji.

Dami të bëhet mësim.

Kush s’pyet mbetet budalla.

Kush u dogj nga qulli, i fryn edhe kosit.

Pyetën mushkën, cilin ka baba; “kam dajo kalën” – tha.

S’e lenë hunda me pa larg.

S’ka lezet në kokën e zgjebur, shamia e mëndafshtë.

S’ka të shurdhët, më të shurdhët nga njeriu që s’don dije.

Sorra e mbante veten për pallua, po kur pa këmbët e saj qau.

S’tunden malet me përralla.

Teneqe e prishur, ka zë të gërvishur.

Mos u mat me hijen e me njerëzit.

Mos u mat me hijen e pasdrekes.

Në portën e të shurdhit mos trokit.

Nga ferra e vogël del lepuri i madh.

Nuk mësohet plaku si do krehur mjekra.

Njeriu sido që të bëjë, nuk e kapërcen dot hijen e tij.

Pas lufte të gjithë bëhen trima.

Këlyshi sado të lehë nuk të kafshon.

Kollaj të thuash vreshtë, po duhet rrushi.

Kur ngjite përpjetë, shiko dhe tatëpjetë.

Kur u ba horri pashë, vrau t’anë.

Kush ka matur veten, ka matur gjithë botën.

Kush s’kupton, i japin të kuptojë.

Lumi i thellë, s’ka ushëtimë.

Më parë mëso veten, pastaj të tjerët.

Mos i zbulo petët byrekut, se i dalin lakrat.

Mos mëso ustanë, po merri zananë.

Ai që do të zihet, zihet edhe me macen.

Dhisë kur i hanë brirët, gjen shoqe ti përpjekë.

Edhe guri pëlcet kur nxehet.

E mjel sa e mjel lopën pastaj i bie me këmbë dhe e derdh.

Fjal e ëmbël thyhen të fortin./Naishtedikur.info