CILA ISHTE GJUZEPINA ?

Këngëtarja soprano Gjuzepina Kosturi u lindë në Tivar, (sot Mali i Zi), me 1912 dhe vd, iq në Tiranë 1985. Ishte bijë e Mislocëve, dhe mbesë e Marubëve të famshem. Pas studimeve të mesme e të larta në Konservatorin “Santa Cicilias” në Itali në vitin 1937, u kthye ne atdhe . Rexhai Kosturi ishte burri që i mori mendjen Gjyzepina Mislocit, më të cilin u martuan me gjendje civile në Shqipëri. Kosturi asokohe ishte drejtori i parë i Turizmit të sapothemeluar shqiptar. Kosturi ishte edhe piktor amator , pasionin për artet figurative ua kaloj të bijve të tij.

Foto: Albumi Akordet e Kosoves

Pas kthimit në atdhe, Gjuzepina u angazhua me koncerte të ndryshme nëpër qytetet të Shqipërisë. Këtë aktivitet e zhvilloi edhe pas çlirimit të vendit. Ishte ndër pedagoget e para në Liceun Artistik Jordan Misja që në vitin 1947. Me zërin e saj të bukur prej sopranoje dramatike, me një mjeshtëri të rrallë, interpretoi në disa koncerte duke patur një repertor të gjërë nga literature botërore operistike ashtu edhe nga ajo shqiptare. Me krijimin e Teatrit të Operas dhe Baletit me 1953, Gjyzepina Kosturi është nder solistet e para të kësaj trupe ku dha kontributin e saj të çmuar në konsolidimin e ngritjen e nivelit cilësor dhe artistik të këtij teatri. Ajo merr pjesë që në vënien në skenë të parë të operas Rusalka e Dargomizhskit, në rolin e Princeshës, (1956), Kavaleria Rustikana, Santuza (1958), Evgjeni Onegin, Tatjana (1959), Madam Baterflaj, Co-Co-San (1961), që ishtë edhe kulmi i realizimeve të saja operistike. Ajo mbeti e papërsëritshme për vlerat vokale që paraqiti në ato vite. Megjithëse në moshë të thyer (mbi dyzet vjeçare) ajo i tregoi artistave të ri, se si duhet përdorur vokali e çfarë mund të përfitosh nga ai kur atë e përdor me kulturë e me shije të lartë.

Kishte shumë të zhvilluar teknikën e dhënies së vokalit që nga forte e deri tek pianissimo, thuajse dreit shuarjes së plotë të zërit.. Do të mbetet i paharruar dueti i aktit të I-rë me tenorin Stavri Rafael, në rolin e Pinkertonit…Kritiku i mirënjohur i asaj kohe, Fadil Kokomani, që vd,iq në bu, rgjet e monizmit, shkruannte: “Nuk mbaj mend qe artistja t’i ketë përdorur në mënyrë kaq të përpiktë aftësitë e saja artistiko-skenike ndonjëherë më parë, madje as në operan Traviata të Xhyzepe Verdit, asnë operan Baterflaj. Ajo në skenë zbërtheu e zbuloi nuance deri dje të fashitura, shtoi sinqeritetin në interpretim, e bëri gjestin e saj skenik më bujar, të bukur e të përmbajtur.” Kompozitori Çeska Zadeja, në një tjetër artikull shkruan: Publiku ynë u dashurua me artisten tonë të shquar Gjyzepina Kosturi. Kjo ka pretendime të mëdha nga ana vokale dhe jo vetëm për kantilenen e saj, e cila kërkon qoftë teknikë të lartë vokale, qoftë muzikalitet të hollë……spektatori bindet për një rrjedhshmëri pa sforcime vokale të saj e cila nuk dëmton aspak melodinë e Puçinit. Edhe në notat akute të saj, edhe në ato më të ulta, ajo di të ruaj ngjyrën e zërit.

Gjuzepina e deshi shumë edhe këngën popullore ndër të cilat më tepër këndonte klngët si: Marshalla bukuris sate, Gjylvatani, Jar të du dhe këngën Mori drandofillja e vogël, gjatl interpretimit të të cilave dëshmohej qe artistja edhe në këtë gjini kishtë pikësynime të qarta të një analize të hollë artistike. Ajo dijti që tu jepte vlera origjinale vokale këtyre këngëve që nuk u regjistruan kurrë. Për kontributin e saj të madh pedagogjik, në Liceun Artistik e më vonë në Konservatorin e Tiranës dhe kontributin e çmuar në fushën e artit operistik në TOB, ajo është nderuar me urdhëra e çmime dhe mban titullin Artiste e Merituar.

Gjyzepina Kosturi i la pas vetes një emër të nderuar që do të kujtohet gjithmonë e do të nderohet brez pas brezi. Vd, ekja e saj në Tiranë, ishte edhe nji homazh përcjelljeje nga qindra, koleg dhe artist, ish student e dashamir të muzikës operistike, kjo edhe në shenj falenderimi për atë çfarë i dha artit Shqiptarë.

Foto: Albumi Akordet e Kosoves

Burimi: Albumi Akordet e Kosoves

Postimi origjinal: