Ishte një herë një gjysh i moshuar që nuk shikonte mirë, dëgjonte më vështirësi dhe duart i dridheshin. Ndonjëherë kur hante, supa i binte mbi mbulesën e tavolinës dhe për këtë arsye nusja dhe djali me të cilët ai jetonte nuk dëshironin që ai të hante në një tavolinë me ta. Kështu që i moshuari u detyrua të hante i vetëm, në një qoshe pranë oxhakut. Një ditë me duart që i dridheshin më shumë se herët e tjera, tasi me të cilin po hante i rrëshqiti nga duart dhe iu thye. Nusja e qortoi rëndë dhe gjyshi i shkretë uli kokën dhe nuk foli asnjë fjalë. 


Nusja i dha një tas prej druri duke i thënë: “Këtë mos e thyej”!
Pasi mbaroi darka nipi i vogël po mundohej të ngjiste copat e tasit të thyer.
Prindërit e panë dhe e pyetën: “Çfarë po bën?”
Fëmija iu përgjigj: “Po mundohem që të ngjis njëra me tjetrën copat e tasit të thyer, që kur ju të jeni të moshuar të hani me të”.


Prindërit panë njëri-tjetrin në sy tepër të shqetësuar.
Që nga ajo ditë e ftuan gjyshin e moshuar të hante me ta duke e respektuar dhe duke u munduar të përcjellin një shembull sa më të mirë tek fëmija i tyre.


Është mirë të kontrollojmë veprimet tona edhe për hir të të tjerëve pasi trasmetojmë me anë të shembullit tonë dhe të kuptojmë se kemi përgjegjegjësi për atë çfarë u trasmetojmë më të rinjve.

Burimi: Akropoli i Ri