Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditë zie 9 shkurtin, për të nderuar figurën e mbretëreshës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, raportojnë mediet në Kosovë.

Sikurse bëhet e ditur, Thaçi e ka marrë këtë vendim, në shenjë respekti institucional dhe qytetar, për këngëtaren e mirënjohur, e cila ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare.

Sipas njoftimit të Presidencës, në pajtim me legjislacionin në fuqi, sot në ditën e zisë, flamuri shtetëror do të ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq edhe varrimi i të ndjerës bëhet sot në Pagarushë të Malishevës.

Burimi Konica.al