Deri pak kohë më parë kur Xhevahir Sukaj shënoi një gol shumë të veçantë nga gjysma e fushës në portën e Lushnjës, goli që mbahej si më i veçanti padyshim që ka qenë ai i shënuar nga Lutfi Basha. Ka ndodhur në ndeshjen ndaj grekëve të Panathinaikos, e vlefshme për Kupën Ballkanike, luajtur më 17 prill të vitit 1977.

Ka qenë minuta e pestë e asaj ndeshje dhe mijëra tifozët shkodranë që kishin mbushur stadiumin “Vojo Kushi” janë hedhur përpjetë sepse panë me sytë e tyre një gol të rrallë.

Mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë ka shkelmuar fort një top thuajse nga vija e mesit të fushës dhe ai përfundon direkt e në rrjetën e portës së Panathinaikos. Një gol që nga ata që kanë qenë prezent në atë ndeshje në stadium, ende kujtohet edhe sot.

Por në fakt, që prej atij momenti nuk ka patur asnjë pamje filmike të këtij goli të rrallë. ShkodraWeb ua sjell sot për herë të parë këtë moment magjik.

Kuptohet që cilësia e pamjeve nuk është e mirë sepse pamjet i takojnë 41 viteve më parë megjithatë ia vlen t’i shihni edhe ju në videon e mëposhtme./ShkodraWeb.com

Advertisements
Advertisements