Gonxhe Bojaxhiu
Gonxhe Bojaxhiu

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipëri e ka publikuar një letër të rrallë në gjuhën shqipe, të shkruar nga Nëna Terezë, më 10 dhjetor të vitit 1979, në Oslo.

Letra përmban lutjet e Nënë Terezës për popullin shqiptar dhe për njerëzit e varfër kudo në botë.

“Une gjithmon e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum i luti Zotin që Paqja e Tij te vij ne zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjith botën. Luti shume për fukarat e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Une lutem për juve. M. Teresa Bojaxhiu”, shkruhet në letër.

Kjo letër dedikuar popullin shqiptar u jep fund spekulimeve se Nëna Terezë nuk dinte të shkruante shqip.

Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, me rastin e prag të shenjtërimit të Nënës Terezë,  e ka publikuar edhe një foto me kostum popullor të Prizrenit, kur ajo ishte vetëm 16-vjeç

“Gonxhe Bojaxhiu, 16 vjeç, me kostum kombëtar të Prizrenit”, shkruan në diçiturën e fotografisë. (r.m.)/Illyriapress.com