Rajna Kovaci

Që në lashtësi, e deri më sot, ne kemi qenë dëshmitarë të lu, ftës së vazhdueshme për barazi mes burrave dhe grave. Në çdo fazë historike duket qartë se një nga tiparet kryesore të lu, ftës së grave ishte pabarazia gjinore. Për gratë, u krijua një rregull i pashkruar, karakteristika e tyre e përbashkët ishte të kishin varësi nga autoriteti mashkullor, sipas tyre gratë ishin qenie riprodhuese, s’gëzonin të drejtën për arsim etj. Në krahasim me gratë greke, gratë ilire ishin më të lira dhe kishin të drejtën e trashëgimisë e të arsimimit.

Historia shqiptare ka njohur gra që shkuan kundër këtyre rrymave e normave sociale dhe vërtetuan se gratë si individ-e jo vetëm përfaqësuan makinën riprodhuese, por realiteti tregoi se gratë shqiptare kanë qenë sundimtare, diplomate, politikane të fuqishme, lu, ftëtare trime, si Mbretëresha Teuta e shtetit Ilir, Olimpia e famshme,nëna e Aleksandrit të madh, Kleopatra unikale mbretëreshën e Egjiptit, me prejardhje nga Epiri. Donika besnike,  që mbeti krahu i djathtë i Gjergj Kastriotit të madh, Mamica trime që luftoi pranë vëllait të saj, Rugina Balsha, Helena Topia etj. Më pas pushtimi osman që shkaktoi zhvendosjen e popullatës shqiptare drejt brigjeve jugore të Italisë, pranë detit Adriatik dhe detit Jon. Pjesa e shquar dhe fisnike shqiptare ku bënin pjesë edhe gratë vazhduan veprimtarinë artistike,shkencore si arbëresha Elena Lukrecia Peshkëpia, shkencëtarja e parë gua, krijuesja shkrimtarja arbëreshe Maria Antonia Braile, piktorja e parë dhe më e famshmja e kohës Eleni Bukura Altamura edhe ajo arvanitëse. Gruaja ka treguar se ka pasur aftësi për të bërë poezi,art, kulturë shkencë etj. E gjithë kjo është përcaktuar shumë mirë në zhvillimin e proceseve historike dhe na jep një panoramë të bukur që një grua si individ mund të merret në mënyrë të barabartë me të gjitha sfidat e jetës që korrespondojnë me kohën në të cilën ajo jetoi dhe veproi.

Historia botërore  njeh shumë burra të fortë e të mencur, që kontribuan në ndryshimin e botës, duke krijuar, gjenialitete që sollën ndryshime në shoqërinë njerëzore. Nëse ishin lu, ftëtarë trima ato luftuan për lirinë e atdheut dhe popullit tyre. Por nuk mund të mos përmend në këtë shkrim edhe gratë trime, pa të cilat njerëzimi nuk do të ishte këtu. Por ka pasur gra shqiptare,që kapërcyen feminitetin dhe traditat, që thyen tabu, u hodhën në beteja mizore në emër të një kauze të përbashkët, por që shpesh sakrificat dhe përpjekjet e tyre nuk përmenden shpesh, por ato lanë gjurmë në historinë e njerëzimit. Disa prej tyre janë:  Teuta Mbretëresha e Ilirëve- Lu, ftëtarja,Mendimtarja dhe Strategia Mbretëresha Teuta,bëri ndryshime rrënjësore në kohën kur jetoi. Bota e ilirëve ishte ndryshe nga bota antike greke dhe romake. Gruaja ilire gëzonte shumë të drejta në krahasim me greket. Ajo gëzonte të drejtën për trashëgimi, për arësimim madje kishte të drejtën t’i kthente lirinë skllevëre.

Teuta krijoi një  ushtri të organizuar shumë mirë,flotë detare të fuqishme. Teuta vendosi kufi të stabilizuar mes mbreterisë Ilire dhe botës së lashtë greke. Ajo udhëhoqi shumë beteja detare me anijet e famshme Liburne që ishin vepër e saj. Por edhe në botën tokësore ajo pati sukses. Ajo ndërmori masa të rëndësishme për mbrojtjen e vijës bregdetare të detit Adriatik. Megithë përpjekjet e saj Teuta nuk mundi të bllokonte konfliktin e ar, matosur të romakëve. Ishte viti 229 p.e.s. kur plasi lufta mbas ndërhyrjes së parë të romakëve në Iliri. Në drejtim të Mbretëreshës u mobilizuan nga Brindizi i Apiulisë 20.000 ushtarë romakë, 2,000 kalorës me kuaj dhe 200 anije luftarake. Mbretëresha nuk mundi ti përballoje romakët ajo pësoi humbje të rënda. Teuta me pak forca ushtarake që i kishin mbetur u mbyll në qytetin e Rizonit(sot Mali i Zi). Ajo  hyri në faqet e historisë së njerëzimit si një personalitet i shquar i botës antike, ajo udhëhoqi shtetin ilir të cilin e forcoi  dhe e fuqizoi si dhe i rezistoi me trimëri dhe vetëmohim fuqive romake,ajo është trajtuar në shumë vepra të zhanreve të ndryshme.ishte nga gratë e rralla Mbretëreshë.

Elena Lucrezia  Kornaro Peshkopia- Shkencëtarja e parë Grua (1646- 1684) .Pa dyshim që shqiptarët kanë lënë gjurmët e tyre kudo në botë. Pak e njohur nga shqiptarët, por shumë e njohur kudo në botë, sidomos në Akademitë e mëdha europjane, është dhe Elena Lucrezia Peshkopia. Elena ishte me origjinë shqiptare, ishte gruaja e parë në botë që në vitin 1678 arriti të marrë doktoraturën në filozofi. Gjatë shekullit kur jetoi ishte gruaja më e ditur në Europë. Statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, një prej universiteteve më të vjetër dhe më të njohurit në Europë, dëshmon për vlerat e saj. Portreti i saj është gjithashtu edhe në dritaren e qelqit rreth 7 metra të lartë në bibliotekën “Frederick Ferris Thomson” në kolegjin Vassar të Nju Jorkut në SHBA ku Elena është portretizuar duke mbrojtur tezat e saj mbi Aristotelin, por pamja e saj gjendet edhe në një nga pallatet e lashta Vneciane. Elena Peshkopia lindi në Venecia në 1646, ajo përfundoi shkollën e shqiptarëve “Santa Maria dhe San Gallo” në Venecia (Scuola di Santa Maria e di San Gallo degli Albanesi).Shkolla ku Elena mësoi u themelua nga fisnikët shqiptarë në 22 tetor 1442 dhe për rreth 200 vite vazhdoi të funksionojë për arsimimin e shqiptarëve deri në fund të shekullit të 18-të.

Që prej fillimit, djemtë dhe vajzat e frekuentuan këtë shkollë së bashku, institucioni financohej nga taksat që paguanin shqiptarët. Në detyrimet përfshiheshin edhe gratë por ato ishin të rralla.Godina e shkollës ishte dizenjuar nga shqiptari Viktor Karpaçi, artist i njohur gjatë periudhës së Rilindjes Europiane, ai mbikëqyri ndërtimin e ndërtesës dhe dekorin e fasadave të shkollës, pikturat e tij janë gjetur në galeritë e Venedikut, Milanos, Parisit (Luvër), Vjenë, Londër. Elena,e talentuar edhe në muzikë vazhdoi studimet në filozofi dhe astronomi duke ndjekur edhe programin e doktoraturës në Universitetin e Padovës. Ajo mbrojti teoritë e saj të doktoraturës në 25 qershor 1678 para profesorëve të filozofisë dhe logjikës, mjekësisë dhe teologjisë. Ajo u bë lektore në matematikë në Universitetin e Padovës ku qëndroi deri në fund të jetës së saj së shkurtër.Elena Peshkopia ndërroi jetë nga tuberkulozi në 26 korrik të vitit 1684 në moshë shumë të re, vetëm 38 vjeç. Ajo prehet në kishën e Shën Lukës në Padova të Italisë.

Laskarina Boubulina–Admiralja e parë grua në histori (1771- 1825) .Arvanitësja  trime, komandantja e parë e flotës detare greke, heroina lu, ftëtare trime e betejave të përgjakshme greko- turke, për pavarësinë e greqisë admiralja e parë grua në botë. Laskarina lindi në burgun e Konstandinopojës. Ajo lindi ditën kur e ëma vizitoj të atin në atë burg të tmerrshëm mbas hekurave, i ati, kapiteni nga ishulli i Hidrës, vuante dënimin për shkak të pjesëmarrjes së tij në lu, ftën e Peloponezit. Ai vdiq pasi lindi Laskarina. Edhe vetë Laskarina pati fat të njëjtë me nënën e saj. Martesa e dytë ishte me pronarin e anijes kapitenin Dimitrios Boubulis,u vr, a në vitin 1811nga disa piratë algjerian, Boubulina ishte 40 vjece. Ajo trashëgoi biznesin e të shoqit por ndërtoi edhe katër anije të tjera. Pesë vjet më vonë osmanët bën provë ti sekuestronin pasurinë dhe sipas tyre ajo ishte pasuria e bashkëshortit të saj që kishte luftuar kundër turqve prandaj ata duhet ta sekuestronin.

Mbas shumë përpjekjesh në Krime, Laskarina ja doli ti mbante anijet dhe gjithë pasurinë dhe u kthye në Specia. Atje ajo u bë anëtare e Filiki Eterija, që ishte organizatë e fshehtë, që përgatiste revolucionin kundër perandorise osmane. Ajo i furnizoj lu, ftëtarët me ar, më dhe mu, nicjone sipas historjanëve në 13 mars të vitit 1821. Ajo e udhëhoqi ushtrinë si kapitene anijes së saj “Agamemnon”. Ajo lundroi me tetë anijet e saj për Nafpilion dhe organizoj një bllokadë detare. Gjatë lu, ftës humbi të birin. Më  pas Laskarinën e arestuan dy herë dhe e kthyen në Specja, ku qëndroj atje deri në fund të jetës. Trimëresha Laskarina mbeti e vr, arë në vitin 1825, si shkak i një zënke familjare. Pas vdekjes perandori rus Aleksandri I i dha Laskarinës,titullin e lartë të Admirales.

Eleni Bukura Altamura- Gruaja e parë piktore (1821-1900)Eleni Bukura piktore, arvanitase . U  lind në ishullin e Specës në Greqi. Me një mbiemër tipik shqiptar. Ajo ishte gruaja e parë piktore në Greqi, e para grua piktore me prejardhje shqiptare. Pati  fat tragjik, duke qenë grua iu deshën kohë që të njihej nga intelektualët dhe artistët e kohës. Eleni Bukura ka vlera të mëdha, nuk ishte vetëm  gruaja e parë piktore në Ballkan, por ka hyrë në historinë botërore si gruaja e parë që  studjoi në Akademinë e famshme Artistike të Romës si dhe Napolit, ku shkolloheshin vetëm djem. Ishte  shumë e talentuar dhe gëzonte simpatinë e profesorëve. Mbetet nga gratë e rralla artiste të shekullit XIX, dhe ka lënë disa vepra grafike, studime plastike, që  janë ekspozuar në muzeun e Specës. Ajo mbetet pararendëse e emancipimit kulturoro artistik i femrës, që ishte koncept i njohur pak për Greqinë dhe rajonin e asaj kohe. Ishte vajzë e bukur dhe  inteligjente. Ridhte nga familje me tradita patrioke, e kulturuar dhe e pasur. Baba i saj arvanitasi Jani Bukura, ishte jo vetëm një lu, ftëtar trim por dhe i kulturuar, me inisjativën e tij mbas revolucjonit grek të vitit 1821 u ndërtua teatri i parë grek. Teatri në Athinë ishte i vecantë me mure guri dhe hyri në histori si “Teatri Bukura”. Sot kjo ndërtesë nuk egziston. Eleni u rrit me ndjenjën e të bukurës dhe dashurinë për artin.

Është interesant fakti që Specja është e famshme jo vetëm për  arvanitasen Laskarina Bubulina por edhe për Eleni Bukura Altamura. Duke vëzhguar edhe portretin e saj duket qartë që ajo  kishte pamjen e një djali bukurosh me flokë të shkurtra dhe me pantallona. Pra ajo paraqitej si djalë jo si vajzë. Është e kuptueshme se nuk ishte e lehtë për një vajzë të vazhdonte studimet e larta në atë kohë. Arti i pikturës në atë kohë konsiderohej si një e drejtë vetëm për burrat.  Atje ajo u dashurua me profesorin piktorin arbëresh Saverio Altamura. Patën tre fëmijë:Jani ishte djali i madh pastaj Sofia dhe  Aleksandri. Pas ndarjes me Saverion ajo u kthye në Greqi me fëmijët, i mbeti besnik burrit të saj deri në fund të jetës. Por tragjeditë e ndoqën këmba këmbës, Jani –djali i madh trashëgoi talentin dhe dashurinë për pikturën,  piktoronte  tema detare, por fatkeqësisht jetoj vetëm 25 vjet. Më pas vdiq djali tjetër,e bija. Pra u larguan nga kjo jetë të tre fëmijët. Pësoi  kriza të rënda nervore dhe pas dhimbjes së thellë dhe vetmisë së plotë i dogji veprat e saj. U izolua nga bota e gjallë u mbyll në shtëpinë e saj në Spece si një personazh tragjik i antikitetit grek. U përpoq disa herë të vriste veten por përsëri u dënua nga fati të jetonte gjatë.Vdiq në 1900 në ishullin e Speces. Duke lënë veprën e saj.

Maria Antonia Braile (1894-1917). Poetja e parë shqiptare  që krijoi vargje për dashurinë. Maria lindi në fshatin e De Radës së madh, në Shën Dhimitër Korone në Kalabri, në 13 korrik 1894. U largua shumë e re nga kjo jetë. Ajo ishte një nga zërat e parë femëror, ku tingëlloi pena e gruas. Ajo thyu shumë tabu për shkak të kohës dhe vendit ku jetoi dhe krijoi. Jeta kulturore për gruan në atë kohë ishte fare e errët. Talenti dhe aftësitë e Marias ishin destinuar të fshiheshin e të qëndronin në hije. Ajo mbetet pjesë e botës shqiptare. Poezia e saj ishte shumë e ndjerë, e ëmbël,e thjeshtë dhe melankolike. Ajo ka hyrë në histori si poetja e parë dhe shumë shpirtërore. Nëpërmjet vargjeve që ajo thurri shpalli hapur identitetin e saj si grua dhe feminilitetin e saj plot dritë. Poetesha jonë e shquar Prof.Dr.Klara Kodra, ndërsa shkruan për Maria Antonian nënvizon faktin se mbi të gjitha vlerat e krijimtarisë së saj qëndron të qenurit grua. Duke u bazuar në krijimtarinë e saj vajzërore zbuluam një mesazh shumë të bukur, si vetë vajzat e reja plot freski shpirtërore plot pranverë. Ajo pati një letërkëmbim interesant me De Radën, është e para që botoi letërsi në gjuhën shqipe.

Nga kërkimet e bëra prej qarqeve të Diasporës, u gjend një përmbledhje e thjeshtë me vjersha e titulluar “Canti” (Këngët). Por  ky libër nuk pati jehonë as në atdheun e të parëve, por as në mjediset arbërore. Shkrimet e saj u botuan nga i vëllai, i cili ishte poet. Quhej Salvatore Braile, me një individualitet të veçantë krijues e të vecantë. Libri  ka mbetur një dokument me vlerë të madhe, si historik dhe letrar.Vëllimi përbëhet nga gjashtë pjesë. Poezia është e ndier dhe ëndërrimtare Pjesa më e madhe e poezive përbëhet nga lirika intime. Maria Antonia trajton poezi me temë patriotike, filozofike, erotike etj. Aty ka lirikë intime, guxim dhe shumë sinqeritet në shprehjen e ndjenjave.

Elena Gjika-Dora d’Istria-Intelektualja e Rrallë, Krenaria jonë  (1828-1888) Dora d’Istria, pseudonimi i Elena Gjikës, ka qenë një figurë e rëndësishme e kulturës shqiptare dhe evropiane të mesit të shekullit të XIX. Kjo shkrimtare rumune me prejardhje shqiptare pati lindur në Bukuresht në familjen aristokrate Gjika.  Që në moshë të re Dora d’Istria udhëtoi me prindët dhe vizitoi oborret e Vjenës, Drezdenit dhe Berlinit, dhe kudo u adhurua për talentin dhe bukurinë. Më 1849 martesa me princin Aleksandër Masalski e shpuri në Rusi, ku kaloi gati gjashtë vjet. Në 1855, u shpërngul në Zvicër, ishte e para grua që ngjiti Malin Jungfrau, kurse më 1860 bëri një udhëtim në Greqi. Pjesën tjetër të jetës e kaloi kryesisht në Itali. Përkushtimi i parreshtur i Dora d’Istrias ndaj aspiratave të pakicave kombëtare dhe të kombeve të vegjël, ndaj barazisë së gruas e ndaj integrimit dhe arsimimit të saj. Ajo zgjodhi si pseudonim artistik emrin “Dora d’Istria”, sepse përmblidhte gjithçka që përbënte themelin e punës së saj: lidhjen e fortë me vendin, rrënjët e saj dhe në të njëjtën kohë një konceptim kozmopolit, tolerant, të hapur ndaj botës dhe kulturës.Në ndryshim me bashkëkohëset ajo pati një pseudonim femëror ndërsa intelektuale të tjera si Georga Sand pati pseudonimi mashkullor.Në një epokë që përtërinte magjepsjen e miteve të lashta të lumenjve, pseudonimin artistik nuk e zgjodhi në mënyrë të rastësishme: Dora d’Istria ishte efektivisht Dora e Istro-s dhe Istro është Danubi, lumi i gjatë që kalon nëpër Rumani, pasi ka përshkuar tokat e tjera evropiane, nga malet gjermane në Detin e Zi, që bashkonte popujt për sa i përket historisë, politikës, fesë dhe gjuhës kurrë nuk e harroi origjinën e saj shqiptare.

Burimi: Telegraf.al