Një hajdut në SHBA i vodhi kamerën një zonje nga makina. Por ai u detyrua tia kthejë sërish zonjës kamerën e saj, pasi kishte parë që kamera përmbante foto dhe xhirime të kësaj zonje, e cila ishte e sëmurë me kancer dhe se xhirimet i kishte bërë për tua lënë kujtim fëmijëve dhe familjarëve, që ta kujtojnë pas vdekjes.

Një hajdut nga Suedia, i kaloi në një USB të gjithë materialet që përmbante laptopi që i kishte vjedhur një zotërie i cili ishte profesor në një universitet të dëgjuar. Laptopi përmbante materiale tepër të vyera për profesorin dhe studime të dhjetë viteve të kaluara. Një ditë, ai befasohet pasi hajduti ia dërgon të gjitha materialet e humbura në një USB.

Një hajdut në Gjermani, hyn me forcë në një familjeje dhe e detyron zonjën e shtëpisë të qëndrojë ulur, nën kërcënimin e armës. Por, ai tërhiqet menjëherë nga akti që kishte në kokë, kur sheh që dy fëmijët e vegjël i ofrojnë kursimet e tyre me kusht që të mos i bëjë keq nënës së tyre.

Një hajdut vodhi një makinë, por që u detyrua ta kthejë sërish në vendin ku e kishte lënë pronari i saj, pasi gjatë rrugës zbuloi se në sedijen e pasme po flinte një foshnje. Ai u kthye aty ku kishte marrë makinën, ku gjeti dy prindër të mbërthyer nga paniku. Pasi i kritikoi se e kishin lënë foshnjen të vetme,
hajduti ia mbathi me të katra.

Faktet e mësipërme nuk promovojnë anët negative të këtyre njerëzve por mund të shohim se sado të këqia të bëjë dikush, vjen një çast ku shfaqet natyra e tij e pastër dhe e ndjenjave humane. Shpesh herë veprojmë në mënyra të gabura si rrjedhojë e nevojave vetijake, por gjithmonë brenda nesh është diçka më e pastër dhe më e lartë se këto nevoja. Mos u nxito në marrjen e vendimeve sado në telashe të jesh, ndiq këtë zë të brendshëm para se të vijë një moment në të cilin do të pendohesh.

Burimi: Akropoli i Ri