Nga Klodeta Gjini

Autorja Klodeta Gjini, ish-rekordmene atletike në vitet ’80-’90

Vitet kalojnë dhe figura e saj bëhet gjiithmonë edhe më e dashur, e vlerësuar dhe çuditërisht  vlerat i rriten në mënyrë eksponenciale.Ndofta nga shumë nxënënës që kanë kaluar nga “duart” e saj mbetëm ajo që ndofta ka një karrierë të ngjashme sportive në rini dhe si të themi në “ pleqëri” apo në mënyrë profesionale si atlete veterane.E dobët, me pak zë dhe të hollë, flokët e mbledhura herë herë topuz dhe herë herë të ashtu quajturën banane, shumë e regullt në veshje dhe po ashtu në komunikim dhe mësim.

Kjo në pamje të parë…..koka ka një dridhje të lehtë prej vitesh….Njohja më të filloi në klasën ë tretë filllore kur u trasferova tek “20 vjetori i çlirimit” dhe pata takimin e parë me atletikën.Ndofta dashuria për atletikën u mundësua nga leksionet aktive të saj…, nga pasioni që trasmetonte, nga imitimi perfekt i teknikës, nga thjeshtësia dhe ngrohtësia që ne vajzat e klasave sportive gjenim tek mësuesja jonë.Sa e sa ore të kaluara së bashku jo vetëm gjatë mësimit, por edhe gjatë garave me shkollat, në manifestimet e mbylljes vitit shkollor apo në stadiumin “ Qemal Stafa”  “Tek Sula” poshtë orës.Sula ishte roja i palestrës së atletikës së Klubit “17 Nëntori” dhe kishte dhe një lopë që e mbante tek plepat përball palestrës, në krahë të Universitetit , aty ku sot ngrihet hoteli.Lopa dhe Sula, ishin pikat e referimit për ne vajzat e vogla në momentin e takimit para se të fillonim nxemjen për garat e moshës dhe shpesh humbeshim pas lopës dhe harronim që pika e takimit ishte aty poshtë plepave përpara hyrjes së palestrës.Kjo ishte një pjesë eTiranës së fëmijërisë sime….

Ndërsa lexoj një letër të sajën brënda meje them se si mund ta harroj”…ka ndikuar aq shumë në formimin tim si nxënëse dhe si sportiste…leksionet para të vrapimittë marra prej saj, të kërcimit së gjati dhe së larti apo edhe garën e lodhshme të 600m tek pallati i Pionerit e mbaj mend si tani…”

Si më kujton ajo mua:“Përshendetje Klodeta!Dëshiroj shumë që kur të lexosh letrën të jesh mirë me shëndet, punë, prindrit dhe gjithëshka ke në zemër.Ndjehem e vlerësuar që nuk na ke harruar mua dhe Petritin nga shkrimet që ke botuar në shtyp apo shkrimeve me të cilat komunikon ne FB.Ardhja jote në shkollën tonë për prinderit e tu ka qenë sakrificë për largësinë, por ata e pranuan këtë lloj zgjedhje.At’herë ishe 9 ose 10 vjeç, e gjatë me flokë të drejta, pak bjonde, e urte, pak e ndrojtur por që u adoptove shpejt me shokët dhe shoqet e klasës.

Dëftesa ishte me 10 e kështu me këto nota shumë të mira mbarove klasën e tetë.Sjellja ka qenë shëmbullore. S’të kam dëgjuar një herë të thuash që u lodha në mësimet stërvitore. Nga kontrolli i disa indekseve vura re tek ti cilësi premtuese të lindura.Puna e gjithë anëshme fizike e teknike gjatë proceseve mësimore i avancuan keto cilësi. Erdhi koha për profilizimin e garave, spikate në kercim së larti. Të duhej një trajner dhe kushte të mira stërvitore. ……………………………………………………………………………………..

Pas disa seancave stërvitore ishe e mërzitur shumë. E mbaj mend si sot edhe pse kam kaluar te 74 vjetët. Hymë së bashku në palestër nga e djathta dhe u ulëm në fillim të stolave të gjatë e me the që profesori ( Azisi ) të kishte thënë : – Hik mi goc se ti nuk di të kërcesh. U preka shumë se ti e doje shumë kercimin së larti.”


Në fakt rezultatet e mia erdhën pikërisht se pata një mësuese të tillë. Nuk kisha asnjë problem të komunikoja me të dhe t’i kërkoja ndihmë. Nuk e pata të lehtë kalimin nga orët stërvitore në shkollë tek trajneri Ruli, një periudhë që kam qarë shpesh, tepër i sert e thënë në gjuhën popullore..Në familjen time nuk kishte njeri që merrej me sport apo mund të më jepte ndihmë, por mamaja ime kur më shikonte të mërzitur më thoshte “Konsultohu me mësuese Hamiden, pyete, di më tepër”Kështu figura e kësaj gruaje imcake dhe plot forcë, me karakter të vendosur u bë mentorja ime në atë që me kalimin e viteteve mori një përkufizim të qartë dhe u quajt karrierë sportive.

Prania e saj herë direkte dhe herë indirekte ishte gjithmonë. Kur kalonte kohë pa e takuar pyesja si ishte dhe ku mund ta gjeja. I dërgoja të falat nëpërmjet një komshiu të saj dhe ish trajneri im për një periudhë kohe, Esat Çali.Sa ishte kjo afërsi apo largësi dhe sa afër apo larg ishim me njëra tjetrën e tregon vazhdimi i letrës së saj:“Biseduam, të thashë se këmba jote rrafse ishte e djatha. Mos u merzit kot e mos u dorëzo. Fillo prap stërvitjen.(Brenda meje kisha vendosur të mos shkoja më.)Nuk kaloi shumë dhe e tregove veten se di të kërcesh duke thyer rekordet herë pas here.Rekordi jotë do shumë punë dhe talent për t’u thyer, por i kaloje mirë dhe pengesat dhe po ashtu ishe e zonja edhe në kërcimin së gjati.Ke dhënë shumë për Klubin “17 Nëntori” dhe per Shqipërinë duke konkuruar në takime ndërkombëtare me sukses.Klodeta e mban mend mbasi mbarove fakultetin ekonomik të këshillova për të kryer dhe Istitutin e Fiskulturës duke shfrytezuar lëndet që ishin të njejta dhe të mbeteshin vetëm lëndet profesionale për t’i dhënë; lëndet sportive dhe ato mjekësore. “

Në fakt në jetë personat që të kanë rritur nga ana shpirtërore apo profesionale, siç mund ta them me plot gojën sepse per disa vite kam ushtruar sportin si profesioniste dhe sot jam mësuese edhe vetë, janë dhe udhëtojnë me ty gjithë jetën pavarësisht viteve dhe kohës.Është një prani e padukshme por që materializohet dhe projektohet në zhvillimin e mendimeve dhe shtjellimin e tyre.Pa dashur kupton se nuk është e nevojshme të kesh dikë në krahë, ta prekësh për të ndier sa pranë…Jo, atë e kupton nga afërsia e mendimit, nga mënyra se si e thith informacionin dhe e përpunon. Lidhja shpirtërore zhvillohet në hapësirë dhe ngelet e tillë pa qënë nevoja të ketë një vendndodhje reale, fizike.

Vazhdon në letrën e saj:“Nga shkrimet e tua kam mësuar për peripecitë që ke kaluar në Itali vetëm, pa përkrahje nga Institucionet tona, por falë emrit dhe rezultatit tënd arrite të kesh ndihmën italiane.-          U kurove, u shërove plotësisht nga tendini; u stervite me pasion dhe ke marrë pjesë në veprimtaritë Europiane me sukses.-          Semundja prap..Forca e vullnetit dhe besimi bën që të shërohesh. Gëzohem që ke menduar dhe për jetën. Tashmë je nënshtetase italiane dhe punon mësuese edukimit fizik dhe je nga të parat shqiptare që punon në arsimin shtetëror italian. I meriton të gjitha të mirat e botës. Suksese të mëtejshme…..”

Letra e saj për mua nuk është një letër e zakonshme, por është një testament që ajo më la në dorë duke shprehur se sa e fortë është lidhja shpitërore mes nesh dhe atletikës dha se sa pasqyrohemi tek njera -tjetra.Ajo dorë që sot dridhet nga mosha dhe problemet shëndetsore është e një mësueseje dhe një personi të veçantë.Pikërisht kryqëzimi i jetëve tona ka sjellë si konseguencë pasurimin e tyre në mënyrë të ndërsjelltë.Cfarë përfaqëson në vetvete përveç vlerave didaktike Zonja Hamide Xhaja.Ajo është:Kampione Kombëtare ne kërcim së gjati nga viti 1960 deri më 1966;Kampione Kombëtare në stafetën 4x100m në vitet 1958 dhe 1960;Kampione Kombëtare në garën 80m/p 1962-1963;Kampione Kombëtare në pesëgarësh 1962-1963;Rekordmene Kombëtare në kercim së larti, së gjati dhe pesëgarësh në vitin 1960.

Ai i kërcimit së larti i përmirësuar dy herë dy herë : 1.41m dhe 1.43m në një kohë kur ishte e vështirë të merreshe me sport për hirë të pargjykimeve, pra me një vendosmëri dhe forcë morale të jashtëzakonshme.Viti 1992 shënon datën e daljes në pension për të, ndërsa mua atë të largimit drejt Italisë. Ndërron stili dhe mënyra e organizimit të jetës tek të dyja. Ndërkohë që unë përballem me probleme shëndetsore jetike ajo vendos të shplodhet dhe të adaptohet me ndryshimin e sistemit.Kthesa fillon në viitin 1998 kur ajo vendos të fillojë stërvitjen dhe paraqitet në gara zyrtare  në vitin 2000 si atlete veterane, kategoria 55-59 vjeç. Konkurron në kërcim trehapësh duke vendosur Rekord Kombëtar me 7m dhe nga ky moment nuk ndalet për vite me radhë.

Në vitin 2001 në Beograd është konkurrente  për kategorinë 60-64 vjeç në kërcim së gjati dhe përmirëson Rekordin në 3,26m dhe atë të trehapëshit në 6.56m.Viti 2002, Stamboll, kategoria 60-64 vjeç gara kërcim së gjati rezulatati 3,30m dhe trehapësh 7,13m; përsëri Rekorde Kombëtare.2003, Katherini , gara trehapësh Rekord Kombëtar me 7,77m.2004, Stamboll, kategoria 60-64 vjeç; gara së gjati 3,19m dhe trehapësh 7,55m2005,………, së gjati 3,30m dhe trehapësh 7,57m2006 ,Shqipëria nuk mer pjesë në garat ballkanike2007, ekipi është me vizë të rregullt por nuk lejohet të hyjë në tokën greke.2008, Tivar, kategoria 65-69vjeç në kërcim së gjati, rezultati  3,39m dhe trehapësh 7,19m.2009, Izmir, kategoria 65-69vjeç, në kërcim së gjati, rezultati 3,23m dhe trehapësh 7,45m Rekord Ballkanik2010, Larisa , kategoria 65-69 vjeç s, gara së gjati , rezultati 2,23m dhe trehapësh 7,27m.2011, Slloveni, kategoria 65-69 vjeç së gjati, rezultati  3,00m dhe trehapësh 6,84m.Kështu në 10 vjeçarin e fundit ajo konkuron në 18 gara dhe merr 18 medalje, 17 ari dhe 1 argjendi. Vendi i dytë është thjesht për një gabim teknik të sekretarisë duke klasifikuar një konkurrente të një kategorie më poshtë. Dhe ndërsa ajo tërhiqet nga pista, i rikthehem unë…..

Rikthem edhe një herë tjetër dhe më duhen tre vjet përgatitje për t’u renditur në pistë në 2015 si atlete veterane….i rikthehem sepse kam nevojë për të, për pistën, për vrapimim, për natyrën , për ambientin, kam nevojë për shëndeti tim.Është çengeli im më i fortë për të rifilluar jo vetem sportin , por edhe jetën. Terapia pa efekte anësore që më lejoi të dal nga depresioni i përjetuar me vite. Rindërtova atë gjendje shpirtërore të thyer e bërë copë copë nga pesha dhe situatat tejet të vështira familjare.

Lejtmotivi është i njëjtë për të dyja :“ Në moshën time nuk ka asnjë atlete konkurroj vetëm, por nuk mendoj fare për medalje por përgatitem seriozisht për rezultate dhe në radhë të parë për shëndetin”.Çuditërisht udhëkryqet e jetës të krijojnë mundësinë të takosh me mijra njerëz, por vetëm disa I ndjen dhe të ndjejnë, të lënë gjurmë dhe të stimulojnë. Kështu ishte dhe për mua trajneria e “17 Nëntorit” dhe Ekipit Kombëtar Hamide Xhaja.Një pyetje më lind mbas gjithë këtyre rreshtave …

A ka Shqipëria një rekord tjetër Ballkanik përveç atij të Hamide Xhajës!?

Foto: Klasa e parë sportive me profil atletikën, shkolla ” 20 vjetori i çlirimit” sot ” Dora d’Istria” mes nxënësve Mësuesit Petrit Qendro dhe Hamide Xhaja.

Burimi: KG ©Klodeta Gjini