Sot është Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, e simbolizuar me ditën e lindjes së Andersenit. Hans Christian Andersen ose Anderseni, njihet si shkrimtari për fëmijë dhe mjeshtri i madh i letërsisë për fëmijë. Andersen, lindi më 2 prill 1805 – ndërroi jetë më 4 gusht 1875) edhe pse një shkrimtar që shkroi kujtime udhëtimesh, novela dhe poezi, kujtohet për tregimet e tij me zana dhe shtojzavalle. Por, popullariteti i Andersenit nuk kufizohet vetëm me letërsinë për fëmijë, pasi shpreh edhe tema që e tejkalojnë moshën dhe kombësinë.

Përrallat e Andersenit, që janë përkthyer në më shumë se 125 gjuhë dhe ngulitur në vetëdijen kolektive të Perëndimit, lehtësisht të arritshme për fëmijët, por duke paraqitur mësimet e virtytit dhe elasticitetit për lexuesit e pjekur. Në shqip, në librin “Përrallat e Andersenit” kontribuan disa përkthyes të njohur ndër ta dhe Pirro Misha, Bedri Dedja, Vandush Vinçani, Dritan Thomollari, Stathi Kostari.

Disa tregime të tij më popullore përfshijnë përrallat magjike si “Sirena e Vogël”, “Rosaku i vogël e i shëmtuar”, “Bilbili”, “Rrobat e reja të mbretit” dhe shumë të tjera. Tregimet e tij kanë frymëzuar drama, shfaqje baleti, si dhe filmat e animuar nga “Disney”.

Mjeshtri i përrallave, shkrimtari i mirënjohur dhe miku më i mirë i fëmijëve, Hans Kristian Andersen, lëvroi edhe gjini të tjera letrare, si novela, drama dhe poezi, por u përjetësua dhe u bë njësh me përrallat.

Ai lindi në një qytet të vogël danez, në familjen e një këpucari të varfër dhe një rrobalarëseje. Andersen ka punuar herë si zdrukthëtar e herë si shegert, por nuk i ndërpreu asnjëherë studimet falë vullnetit të tij stoik. Deri sa vdiq, shkrimtari nuk pati një vend të përhershëm banimi, ai udhëtonte shumë dhe nuk u martua asnjëherë.

Gjatë jetës, Anderseni u njoh edhe me shkrimtarë të tjerë të mëdhenj të letërsië, si: Balzaku, Dikensi, Dyma, Hajne, Vagner, Shuman, Mendelson, Rosini, List. Siç do të shprehej vetë ai, “shkëlqimi i mendjes dhe shpirtit të këtyre njerëzve të shquar e mbushte plot forcë dhe freski”.

Përrallën, ai e zbuloi thuajse rastësisht. Shpesh i ndodhte të sajonte apo të improvizonte histori të çuditshme, për t’ua treguar fëmijëve. Më pas, gjatë kohës së lirë, ai i hidhte në letër, më shumë për zbavitje.

Kështu do të niste më 1835, botimi i tyre, me titull “Përralla për fëmijë”, vëllim me 168 përalla. Në kujtesën e çdo fëmije ruhen përralla të tilla. si: “Çakmaku”, “Klaus i madh dhe Klausi i vogël”, “Mjellmat e egra”, “Sirena e vogël”, “Rosaku i vogël i shëmtuar”, “Bredhi” etj.