Haxhiu Lisi gjigand i sportit Lushnjar që nga Qerimi, Isufi, Rakipi, Halimi, Aliu, Roza, Remziu, Flamuri, Nysreti, Idajeti, Fredi, Blerimi, Iliri, Adnandi…

Përreth viteve 60 mbiemri Haxhiu do të ishte pjesë e kronikave sportive.

Maratona e mbiemrit Haxhiu do të niste me Qerimin, futbollistin e viteve ‘30.

Ai do të luante përkrah të tjerë të mëdhenjëve gurë të themelit të futbollit Lushnjar si Ali Fuga, Mynyr Kurti, Tajfur Shehu, Llaqi Shandro, Jemin Ranci, Qemal Vokopola, Myslym Ballhysa,Vangjel Lipe, Fadil Drenova, Shyqe Dervishit etj.

Pas Qerimit në vitet 40 Halim Haxhiu në krah të Sedat Rulit do të ishte frymezuesi kryesor i ringritjes së ekipit të futbollit.

Pas tij do të zbrisnin në fushë njëri pas tjetrit Rakipi, Isufi, Abdurrahmani, Aliu (Lika). ”che bella rosa”-“cfarë trëndafili i bukur”-ju shpreh shoqeve Lushnjare një punonjëse italiane tek shikonte pas stërvitjes mes shokëve të qeshur, simpatik e shumë të dashur Abdurrahmanin.

Roza – trendafil e quajti sepse trëndafil qe në jetë dhe në fushën e futbollit.

Prandaj dhe populli e thithi këtë emër menjëherë dhe nisi ta quajë Roza-Abdurrahmanin.

Roza Haxhiu ishte një futbollist i shquar shqiptar i viteve 50-60, talent i rrallë si dhe golashënues i klasit të parë me ekipin kombëtarë Shqipërinë, Lushnjen, Dinamon, Besën dhe Partizanin.

Abdurrahman Roza Haxhiu,jetoi shumë pak,reth tri dekada e gjysëm,e thuajse gjysmën e viteve të jetes së tij ia kushtoi futbollit, sportit të zemrës.

Madje, në rast se do të thonim se sporti ka dëshmorët e tij, Roza është nga ata luftëtarë, që me të vërtetë ra në fushën e blertë të stadiumit, i aksidentuar për vdekje nga një goditje vdekjeprurëse në kokë, e cila i ndërpreu në mes jetën që aq bukur dinte ta jetonte.

Kjo ndodhi, kur ai mbante veshur fanelën e kuqe të Partizanit, duke nderuar jo vetëm ngjyrat e tij, por edhe të sportit mbarëkombëtar.

Kësisoj, ai është një nga dëshmorët më të spikatur të futbollit partizanas dhe shqiptar.

Ndërkohë në kronikat sportive Isufi në krah të Halimit të madh, Sedatit të talentuar Tekiu, Raqit, Faikut do të shquhej si lojtar mjaft teknik, shtatëlart e i fuqishëm.Aliu nga futbollist do të kalonte drejtues sportivë i Lushnjes e më pas tranjer.

Firmën e tij do ta mbanin mjaft lojtarë që do të shkëlqenin në vitet 60-70. Viti 60 do të ishte mbreslënës.Skuadra e Traktorit të Lushnjes e drejtuar nga Roza Haxhiu do të shpallet kampione e kategorisë së dytë për tu futur e vazhduar denjësisht për 18 vjet kampionatin në kategorinë e parë.

Pikërisht atëherë kur skuadra Lushnjare me tranjer të paharruarin të jashtëzakonshmin Adem Karapici nuk kishte shumë vite që dhuronte spektakël në kategorinë e parë,këputet trëndafili,Roza i Haxhinjve.19 Maj i vitit 1964 rrëmben Rozën nga gjiri i familjes, shokëve, miqve, të afërmve, bashkëlojtarëve.

Abdurrahman Roza Haxhiu iku si rrallëkush, ai pati fatin të ndahet nga jeta duke merituar respektin, vlerësimin dhe përjetësinë. Mijëra sportdashës Lushnjarë e nga rrethet e tjera, banda nga Kavaja drejtonte kortezhin.

Ashtu me duart e lëshuar Xha Bami (i ati) hedh vështrimin rreth e qark. Mizeri njerzish. Përkulet tek koka e arkivolit: -”Ah mor bir. Nuk e dija se kishe pasur kaq miq e shokë”. Roza Haxhiu ka vdekur vetëm fizikisht, ai do të mbetet i pavdekshëm në fushën e blertë shqiptare.

Roza u nda nga jeta kur një Haxhi tjetër kishtë çelur ne fushën e futbollit Idajeti.

Mesfushori i talentuar i denjë për të qënë mes dy gjigantëve të futbollit Lushnjar, Gogonit dhe Xhoxhit kombinacionet,finalizimet e të cilëve do të përshkruheshin aq bukur nga legjenda e mikrofonit sportiv shqiptar, Ismet Bellova.

Ai mbiemri që nisi udhëtimin në vitet 30 do të qe gjallë në sportin Lushnjar edhe kur shekullit te XX e të mijëvjeçarit po i vinte fundi.Iliri,Fredi,Blerimi,Adnandi (djali i Rozës).

Ja kështu ky mbiemër për rreth 60 vjet komunikoi ëmbëlsisht,denjësisht,me sportdashësit përmes gjuhës së futbollit,basketbollit etj.

Qe mbiemër pararojë sportiv për mjaft mbiemra të tjerë që udhëtuan nëpër dekada si: Gogoni, Xhoxhi, Shandro, Gina, Bano, Çeço, Ruli, Rançi, Dervishi, Gazheli, Mitrushi, Sherifi, Bozo, Sheqi, Sefa.

Për sportin në përgjithësi dhe futbollin në veçanti kontributi i fisit Haxhiu është një buqet lulesh në mesin e të cilës bie në sy një trëndafil –Roza Abdurrahman Haxhiu/Konica.al/