Aktorja Rossana Podesta, e njohur ndërkombëtarisht në rolin e Helenës së Trojës, e para e këtij lloji në kinema, në një film të 1956-s

Podesta ishte mbretëresha e filmave të mitologjisë dhe kishte një audiencë globale në vitet ’50 dhe ’60.

Ndër filmat ku ajo ka luajtur përmenden “Ulysses” (1955), ku ka luajtur së bashku me Kirk Douglas dhe filmin “Sodom dhe Gomorrah”(1962).

Filmi i saj “Seven Golden Men” (1965), i cili u bë hit, ishte një komedi e drejtuar nga ish-bashkëshorti i saj Marco Vicario, një film me të cilën ajo fitoi një imazh si “femra fatale”, imazh që i qëndroi asaj për shumë vite.

Gjatë viteve ’60 dhe ’70 ajo u shfaq në disa filma romantikë shumë të njohur, përfshirë këtu dhe “Paolo il Caldo” (Hot Paul) dhe “Il Prete Sposato” (The Married Priest).

Shfaqja e saj e fundit ishte në 1985 në filmin “Segreti Segreti” (Secrets, Secrets), me regji të Giuseppe Bertoluccit.

Podesta u lind në qershor 1934 në Libi, koloni e atëhershme italiane, raporton Ansa. Ajo e kaloi fëmijërinë e saj të hershme në Tripoli para se të shpërngulej në Romë, pas Luftës së Dytë Botërore.

Pasi e la aktrimin, Podesta jetoi në malet e Italisë Veriore me bashkëshortin e saj të dytë, alpinistin e famshëm, eksplorues dhe gazetar Walter Bonatti, i cili u nda nga jeta në shtator të 2011-s.

Rossana Podesta, u nda nga jeta në moshë 79 vjeçare më 10-12-2013, në Romë Itali