Hije qe mbeten pas
Hije qe mbeten pas

Hije që mbetën pas, është film shqiptar i prodhuar në vitin 1985 me regji nga Esat Musliu, skenar nga Diana Çuli dhe Esat Musliu, me produksion nga Kinostudio Shqipëria e re dhe me muzikë të komponuar nga Maksim Shehu.

Përmbajtja e filmit

Agroni dhe Marjeta po jetojnë një fejesë të lumtur deri në ditën kur në një gjygj të proçeduar nga Agroni dy persona të akuzuar për vjedhje zbulojnë fakte që implikojnë edhe babanë e Marjetës. Agroni vihet në mes të dashurisë së tij dhe detyrës. Pas një dileme ai gjen kurajo dhe vendosmëri të refuzojë dashurinë me interes të së fejuarës së tij.

Aktorët dhe rolet

  • Reshat Arbana……….Adnan Kodra
  • Xhevdet Ferri……….Agroni Shkaba
  • Matilda Makoçi………Marjeta, e fejuara e Agronit
  • Demir Hyskja………..Babai i Agronit
  • Tinka Kurti…………Mamaja e Agronit
  • Ndriçim Xhepa……….Beni
  • Eva Alikaj………….Irena
  • Antoneta Papapavli…..Mamaja e Marjetes
  • Vasjan Lami…………Astriti
  • Gëzim Rudi………….Fredi
  • Dhimitër Jaho
  • Paskal Prifti
Loading...