Hijet që mbetën pas është film shqiptar i prodhuar në vitin 1985 me regji nga Esat Musliu, skenar nga Diana Çuli dhe Esat Musliu, me produksion nga Kinostudio Shqipëria e re dhe me muzikë të komponuar nga Maksim Shehu.

Përmbajtja e filmit
Agroni dhe Marjeta po jetojnë një fejesë të lumtur deri në ditën kur në një gjygj të proçeduar nga Agroni dy persona të akuzuar për vjedhje zbulojnë fakte që implikojnë edhe babanë e Marjetës. Agroni vihet në mes të dashurisë së tij dhe detyrës. Pas një dileme ai gjen kurajo dhe vendosmëri të refuzojë dashurinë me interes të së fejuarës së tij.

Aktorët dhe rolet
Reshat Arbana……….Adnan Kodra
Xhevdet Ferri……….Agroni Shkaba
Matilda Makoçi………Marjeta, e fejuara e Agronit
Demir Hyskja………..Babai i Agronit

Tinka Kurti…………Mamaja e Agronit
Ndriçim Xhepa……….Beni
Eva Alikaj………….Irena
Antoneta Papapavli…..Mamaja e Marjetes
Vasjan Lami…………Astriti

Gëzim Rudi………….Fredi
Dhimitër Jaho
Paskal Prifti