Nga Vepror Hasani

Himni i Bashkimit
Teksti nga Asdreni
Kënduar nga “Banda e Lirisë”

Ardhi dita e lirimit,
Ditë e bukur e bashkimit,
Mblidhuni o shqipëtarë,
Qytetarë e katundarë.

Këtë ditë të shënuar,
Dhe, prej Zotit të bekuar,
Ne ta lusim, të kërkojmë,
Jetën tonë ta gëzojmë.

Eja gegë sa më parë,
Qasu, qasu, por si zanë,
Dorën zgjate me dëshirë,
Si një burrë i pavdirë.

Gegë e toskë vëllazën jemi,
Të dy bashkë një emër kemi,
Dhe një fat ndë këtë botë,
Shqyptar jemi; fjala thotë.

Prej një nane jemi bërë,
Musliman e të krishterë,
Më një diell jemi rritun,
Si dy lira pranë ngjitun.

Të dy kemi një dëshirë,
Se një sisë kemi pirë,
Një të qeshur, një të qame,
E një zemër të pandame.

Që Vjos’ e gjer te Drini,
Mos na ndaj dot Shkumbini,
Po si vllazën na të rrojmë,
Dhe Shqypërinë të forcojmë.

Se Shqypnia është besa,
Nderi ynë, jeta shpresa,
Besën tonë, pra të mbajmë,
Kur armiqtë mos na çajnë.

Veç si burra pa një droje,
Si në luftë edhe nevojë,
Tërë bota ka me ditun,
se na s’jena për t’u shitun.

Po të fort e të bashkuar,
Kryelart e shpirt ndrituar,
Të gjithë kemi m’u përpjekun,
Për Shqypninë sot me vdekun.

Gazeta “Korça”, 15 vjesht e II-të 1909

Nga Vepror Hasani/Naishtedikur.info