Norman Gershman, fotograf

Ky projekt për të shpëtuar Hebrenjtë e Luftës së Dytë Botërore nuk ka të bëjë me të bërit para por tregon se ka me të vërtetë njerëz të mirë në botë dhe ato i gjetëm në Shqipëri dhe Kosovë.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte e pushtuar nga Gjermanët.

Në vitin 1943 Gjermanët urdhëruan popullsinë myslimane në Shqipëri të dorëzojnë listat hebrenjve që banonin brenda kufinjve të shtetit.

Shqiptarët refuzuan.

Besa. Është një kod nderi që nuk ekziston në asnjë vend tjetër që kam njohur. Është më shumë sesa mikpritje, ata do të linin jetët e tyre për një mik dhe kjo kapërcen madje dhe vetë konceptin e besës. Ne mësuam se njerëzit e kanë shkrirë këtë zakon në besimin e tyre, ne kemi dëgjuar njerëz që thonë nuk ka Besë pa Kuran dhe nuk ka Kuran pa Besë.

Shpëtimi i jetës të drejton për nga parajsa. Më parë do pranoja të më vritej djali sesa të preja Besën. Nuk ka asnjë mënyrë, asnjë, që dikush të mund  t’a thyejë besën, përndryshe edhe mund të vriteshin. Gjitmonë i kam pyetur këta njerëz, çfarë qe realisht, ishte besa, ishte Kurani apo çfarë ishte, që ju rrezikonit veten, familjet tuaja, rrezikonit gjithçka për të shpëtuar hebrenjtë dhe në shumë raste francezët.

Po ju them një histori:

Kjo ndodhi në Shqipërinë e Veriut, në malet e Shqipërisë. Më besoni janë male në të cilat kemi qënë. Shumë nga këta që rrezikuan jetët kanë lënë pas histori që ilustrojnë dramatikisht shpëtimet e shqiptarëve.

Gjithsesi, ishte një individ, drejtues i një dyqani të vogël. Një ditë nazistët po kalonin me kamionë me një seri të burgosurish shqiptarë dhe një çifut të lënduar për vdekje dhe ndaluan tek dyqani. Ali Alia i ftoi brenda, u foli gjermanisht, dhe u dha për të pirë verë dhe i bindi që duhet t’u japë ushqim të burgosurve.

Ai u dha më shumë verë për të pirë dhe ata u dehën. Ndërsa po pinin, ai i dha djaloshit hebre një pjepër në të cilin ndodhej një mesazh që i thoshte të zhdukej në pyll dhe të priste në një vend të caktuar. Kur nazistët zbuluan që djaloshi mungonte, ata e mbështetën Alinë për muri. Katër herë, Nazisti i drejtoi pistoletën në kokë dhe e kërcënoi se do t’i merrte jetën, por ai vazhdoi të mohonte atë që kishte bërë, dhe kur më në fund ata u larguan, ai e gjeti djaloshin në pyll dhe e mbajti të fshehur për dy vite. Dhe askush në fshat nuk e mori vesh.

Pas lufte ky fëmijë u largua për në Meksikë ku tani është një dentist. Së fundmi u bë një ribashkim mes djalit të Alisë dhe hebreut. Të gjithë bëjnë vepra të mira./Konica.al