Robert Shvarc është personalitet i njohur i letrave , që qëndron në majën e përkthimit shqip.Gazeta “Pjacë “sjell pjesë nga shkrimi i tij “Letër për djalin”,shkruar më 1999 , marrë nga libri “Çadra e Kuqe “ i Fatos Baxhakut, ku tregohet historia e familjes Shvarc , familje hebreje nga Vjena që rrethanat e kohës dhe fati i vendosi në Shqipëri, në fillim në Shkodër e më pas në Tiranë.

Gjyshi im dhe stërgjyshi yt ka qenë vienez.Të parët tanë jetonin në lagjen Floridsdorf në periferi të Vienës ku jetonin shumica e hebrejve.Kanë qenë 11 fëmijë ku më i dëgjuari ishte Alfred Shvarci ,poet , shkrimtar e gazetar që vrau veten në moshën 29 vjeçare.Gjyshi im ka marrë pjesë në Luftën e Parë Botërore si major i ushtrisë perandorake Austro-Hungareze.Në jetën civile ka qenë komisioner.Në kërkim të fatit ka udhëtuar nëpër botë.

Udhëtimet e tij e detyruan gjyshen time , Herminna Temes –Shvarc, të mos jetonte vetëm në Vjenë por edhe në Sarajevë,tek prindërit e saj.Temesët rrjedhin nga Spanja por u vendosën bë kohën e inkuizicionit në Tarnapol , në kufi mes Polonisë dhe Ukrainës.Motrat e gjyshes sime u vendosën në SHBA.
Pas marrjes së pushtetit nga Hitleri më 1933,gjyshi im u vendos në Srajavë ku jetonte familja e gruas së tij dhe ku dy djemtë e tij kishin kryer shkollë elite për elektroteknikë,babai im Juliusi dhe xhaxhai Alfredi II.Kur Hitleri pushtoi dhe Austrinë , gjyshi e pa të arsyeshme të zbriste më poshtë dhe të vendosej në Shqipëri.Familja u vendos në Shkodër ku babai dhe xhaxhai im ngritën centralin e pare elektrik.Xhaxhai ishte martuar me Bertën, një hebreje nga Beogradi dhe kishte dy vajza.Ishte 20 vjeç,( sa Alfred Shvarci I ), kur u aksidentua në centralin elektrik të Shkodrës ndërsa riparonte një defect të madh.Vajza e madhe ishte 4 vjeçe , ndlërsa e vogla ishte në bark të së ëmës.Berta Shvarci ,bashkë me dy vajzat u kthye më 1939 në Beograd tek prindërit e saj.Kur nazistët pushtuan Jugosllavinë, i morën të tria dhe i zhduken në kampin e Aushvicit.Po ashtu u zhdukën nga nazistët dhe të afërmit tanë rreth 40 vetë ,nga familja e gjyshes sime ku i vetmi që shpëtoi ishte vëllai i gjyshes David Temesi që jetoi në Jeruzalem.

Unë kam lindur në dhjetor1932 në Sarajevë dhe kam ardhur pastsj në Shkodër e më pas me gjithë familjen në Tiranë.Më 1938 erdhi tek ne dhe vëllai i gjyshit Richard Shvarci i cili ishte arratisur nga Vjena vetëm me 50 marka në xhep duke lënë atje shtëpinë dhe restorantin e vet,,për të shpëtuar lëkurën në minutën e fundit.Qëndroi si emigrant dhe u riatdhesua më 1945 nga UNRRA,ndërsa familja jonë kishte marrë nënshtetësinë shqiptare për siguri.Gjatë luftës , Shqipëria u pushtua nga Italia dhe Gjermania,por policia e fshehtë e kishte rregjistruar të saktë numroin e hebrejve që jetonin asokohe në Shqipëri , 200 frymë.Këta shumica ishin të ardhur nga Selaniku , vetëm familjs jonë dhe Arditët në Shkodër vinin nga Evropa Qendrore. Me këta nuk duhen ngatërruar disa qindra hebrej emigrantë që erdhën në Shqipëri nga Shkupi,Prishtina,Manastiri , vetëm me rrobat e trupit pasi në fund të 1943-it ,gjermantët po i mblidhnin të gjithë hebrejtë e Jugosllavisë.Ata u shpërndanë në shumë qytete ,por dhumica u vendos në Tiranë.Është shumë e vërtetë që populli u dha strehë dhe i fshehu , ata që kërkuan fshehje ,por nuk është e vërtetë se hebrejtë në Shqipëri dhe ata që erdhën më pas të jenë grumbulluar në kampe përqendrimi.Edhe nën pushtimin gjerman ata kanë punuar e lëvizur lirisht.E vetmja familje hebreje në Shkodër,u depërtua dhe u zhduk në kampin e Prishtinës. Denoncimi i familjes Arditi ka mbetur enigmë.

Pjesë nga libri ‘Çadra e kuqe’ i Fatos Baxhakut
Burimi: GP