Danezja Anja Ringgren Loven e cila shpëtoi një djalë të vogël i cili ishte larguar nga komuniteti i tij në Nigeri, ka treguar se ai është në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo po ashtu ka treguar se ai tani po tregon rezultate të mira në shkollë si dhe është pajisur me aparat për dëgjimin që i mundësojnë të dëgjojë më mirë, shkruan KultPlus.

Anja Ringgren Loven u bë e njohur përmes rrjeteve sociale kur u pa duke i ofruar një shishe me ujë, djalit të cilin më pas i vendosi emrin Hope (Shpresë). Hope ishte gjykuar dhe titulluar nga familja e tij si “Magjistar” apo “Shtrigan”. Mirëpo në fakt ai kishte vetëm disa probleme shëndetësore duke përfshirë këtu sëmundjen hypospadias.

Afrika është një vend i njohur në të cilin akoma shumë njerëz besojnë në magji të zezë, magjistar, shtriga, shpirtra e të tjerë. Këto besëtytni dhe paragjykimet kanë shkaktuar edhe vdekjen e disa njerëzve si dhe largimin e fëmijëve apo anëtarëve të tjerë nga familja. Sipas disa raportimeve varfëria dhe mungesa e edukimit janë arsyeja kryesore.

https://www.modernghana.com/news/852097/poverty-and-illiteracy-are-causes-to-witch-accusation-in-afr.html

Zonja Loven dhe bashkëshorti i saj, David Emmanuel Umem, drejtojnë një jetimore, Fondacionin për Arsimin dhe Zhvillimin e Ndihmave të Fëmijëve Afrikan (ACAEDF), në Nigerinë juglindore për fëmijët që janë braktisur nga familjet e tyre si rezultat i besimeve paragjykuese.