Nga: Alfred Peza

Ajo njihet si Kulla e Gjomarkajve, kapidanëve të njohur të Mirditës dhe kjo foto është shkrepur nga Marubi në vitin 1913.

Është fjala për një shtëpi qytetare shkodrane, e cila pas tërmetit të vitit 1905, me porosi dhe financim të kapidanit Preng Bib Doda, u rikonstruktua.

Arkitekti i saj ishte i njohuri Kol Idromeno, që e përshtati objektin ekzistues duke ndërtuar aty pranë edhe një kullë pesëkatëshe.

Ndërtimi i kësaj godine përfundoi plot 112 vjet më parë, në vitin 1908 dhe ishte një nga godinat më të larta të asaj kohe në Shkodër.

Nga struktura dhe lartësia dukej-gati si një “gradaçelë” (rrokaqiell – v.j.) në raport me banesat e tjera një dy e maksimumi trikatëshe.

Mban statusin e “Monumentit të Kulturës” së Kategorisë së I-rë.

Burimi: Telegrafi.com