Hotel “Vollga” përveç vlerës simbolike për qytetin e Durrësin, ka gjithashtu vlera me rëndësi për historinë e kinematografisë shqiptare.

Ky ka qenë edhe vendi ku i ka dhënë fund je, tës Artisti i Popullit Sandër Prosi.

Pikërisht në vendin ku shtrihet sot hotel “Vollga” ka ndodhur edhe rezistenca e parë anti-fashiste më 7 prill 1939.

Historia e ndërtimit të ish-hotel “Vollgës” nis në vitin 1938, që fillimisht u mendua të shërbente si seli e Komandës së Marinës italiane. Por pas push, timit të Shqipërisë, italianët vendosën ta shndërronin atë në një hotel luksoz, duke i vënë edhe emrin “Hotel dei Dogi” më 21 prill 1940.

Me kapitullimin e Italisë dhe pushtimin e Shqipërisë nga Gjermania, “Hotel dei Dogi” merret nën administrim nga gjermanët dhe i ndryshohet emrin në “Majestic”.

Pas çlirimit të Shqipërisë komunistët ia ndryshuan sërish emrin dhe ia vendosën “Vollga” për shkak të afërisë në raporte me Bashkimin Sovjetik.

Që nga viti 1949 e deri në vitin 1990, hotel “Vollga” ka qenë një nga zonat më të preferuara për pushuesit në qytetin e Durrësit, raporton TCh.

Gjithashtu u përdor edhe gjatë Lu, ftës së Kosovës për strehimin e shqiptarëve të dë, buar nga Serbia.

Burimi: /Agjensia e Lajmeve Sot News/ – sot.com.al /Top Channel