Krishtlindjet ose Dita e Krishtlindjeve shënohet çdo vit më 25 nëntor dhe kujton ditën e lindjes së Jezu Krishtit duke u festuar nga miliona njerëz në të gjithë botën. Krishtlindjet shënojnë ditë pushimi zyrtar në shumë nga vendet e botës, ndërsa po festohen gjithnjë e më shumë edhe nga vende jo-kristiane, si Korea apo Japonia.

Data e saktë e lindjes së Jezusit, të cilën historianët e vendosin midis viteve 7 dhe 2 P.K., është e panjohur. Në fillim të shekullit IV Kisha Katolike Perëndimore i vendosi Krishtlindjet më 25 Dhjetor, datë që më pas u adoptua edhe në Lindje. Teoritë më të avancuara e kanë shpjeguar këtë teori me faktin, që kjo datë bie pikërisht 9 muaj pas festimeve kristiane, që lidhen me konceptimin e Jezusit.

Festimet popullore në vende të ndryshme, k rijojnë nj ë mi k s z a kone sh parakristiane, kristiane dhe gjithashtu origjinale të çdo vendi. Zakonet popullore moderne, përfshijnë edhe dhuratat, muzikën e Krishtlindjeve, shkëmbimin e kartolinave, festimet në kishë, një drekë të veçantë si dhe zbukurimet me drita apo pemën e Krishtlindjeve. Për më tepër kjo ditë lidhet edhe me figurën e Santa Claus, Saint Nicholas apo Babagjyshit të Krishtlindjeve. Mes vendeve me një traditë të fortë kristiane, disa nga festimet e Krishtlindjeve u janë bashkangjitur festimeve tradicionale të kulturave të zonave. Për kristianët, pjesëmarrja në një shërbim religjoz luan një rol të rëndësishëm në festimet e sezonit.

Në vendet katolike, njerëzit mbajnë paradë apo procesione r e l i g j o z e n ë d i t ë n p ë r p a r a Krishtlindj e v e .

Nj ë pj e s ë e rëndësishme e festimeve është edhe shkëmbimi i dhuratave.

Në disa vende kjo ndodh më 6 Dhjetor në ditën e Saint Nicholas ose më 6 Janar. Zbukurimet Tradita e vendosjes së zbukurimeve me rastin e Krishtlindjeve ka një histori të gjatë. Në shekullin e XV, në Londër ekzistonte tradita e zbukurimit të çdo shtëpie me dafina dhe dredhka, me qëllim që i gjithë viti të ishte i gjelbër. Gjethet në formë zemre të dredhkave thuhet se simbolizojnë ardhjen e Jezusit në tokë. Ngjyrat tradicionale të Krishtlindjeve janë e kuqja dhe jeshilja. E bardha, argjendi dhe ari janë gjithashtu shumë popullore. E kuqja simbolizon gjakun e Jezusit, që u derdh në kryqëzimin e tij, ndërsa jeshilja simbolizon jetën e përjetshme.

Pema e Krishtlindjeve është konsideruar si një kristianizim i traditës pagane dhe një ritual që shoqëron solsticin dimëror, që përfshin përdorimin e gjetheve të gjelbra dhe përshtatjen e pemës pagane. Në anglisht, fjala “Pema e Krishtlindjes” është shënuar fillimisht në vitin 1835 dhe vjen nga gjermanishtja.

Pema moderne e Krishtlindjeve mendohet se ka nisur të përdoret së pari në Gjermani në shekullin 18-të. Ambjenti jashtë shtëpisë mund të jetë i dekoruar me d r i t a a p o f i g u r a t ë t j e r a Krishtlindjesh. Zbukurime të tjera tradicionale përfshijnë zilet, qirinjtë, kurorat dhe engjëjt. Qirinjtë në dritare vendosen për të treguar faktin se kristianët besojnë, që Jezu Krishti është drita e fundit në botë.

Ushqimi Vakti special i Krishtlindjeve është një pjesë e rëndësishme e festimeve tradicionale dhe ushqimi që shërbehet varion nga shteti ne shtet. Disa krahina, siç është për shembull Siçilia, kanë një vakt të veçantë me 12 lloje peshqish. Në Angli dhe në vendet e ndikuara nga tradita anglosaksone, një vakt standard i Krishtlindjeve përfshin gjelin e detit ose mishin e patës, patate, perime, bukë dhe musht.

Me këtë rast përgatiten edhe ëmbëlsira, si pudingu, byreku i ëmbël apo keku me fruta. Në Poloni dhe në vende të tjera të Evropës lindore, si dhe në Skandinavi përdoret shpesh peshku, por edhe mishi i qengjit. Shkëmbimi i dhuratave

Shkëmbimi i dhuratave është një nga a s p e k t e t m ë t ë r h e q ë s e t ë Krishtlindjeve moderne edhe pse shumë njerëz mendojnë se i ka fillimet me dhuratat e shkëmbyera gjatë nje festivali që zhvillohej gjatë muajit dhjetor në perandorinë Romake. ”