Beqir Gërbi ka qene nje ndër komandantët e kater nendetëseve që i mbeten Shqipërisë në bazën e Pasha Limanit , pas prishjes me rusët.Për gazetarin Fatos Baxhaku, ne shtator 2000, Gërbi ka rrefyer një histori të panjohur për publikun që lidhet me rrezikun që Shqipëria te konfliktohej ushtarakisht me Naton.Ky shkrim i botuar ne revisten XXL më 9 shtator 2000, vjen nga gazeta “Pjacë”.

Beqir Gërbi ka qene një ndër ushtarakët më të suksësshëm të marinës shqiptare dhe pas 1990 emigroi ne SHBA.Ai ka studiuar ne Baku, ka komanduar nendetesen 105 e njohur ne prodhimin kinematografik “Balle për Ballë” më pas ka vazhduar të shërbeje në Pasha Liman.Ne rrëfimin e tij të vitit 2000 për gazetarin Baxhaku , Gërbi shprehet se “rusëve që ikën atëherë nga Pasha Limani u ka ecur disi më mirë.Një Kozllov dhe një Gallusov kanë përfunduar më pas komandantë nëndetësesh atomike, dhe më pas admiralë në Pjëtërburg”, ndërsa rrëfen edhe një histori tjetër.Një histori e rrezikshme, fare pak e njohur.

“Duhet të ketë ndodhur vetëm disa ditë pasi rusët vërshuan në pragë më 1968.Në atë kohë, ndonëse marrëdhëniet ishin të acaruara prej kohësh ,Shqipëria vendosi në mënyrë të njëanshme të dilte nga Traktati i Varshavës. Ishte një ngjarje që jo vetëm rrezikonte për një agresion të mundshëm , por dhe ndikonte në raportet mes NATO-s dhe aleancës tjetër ushtarake.Pasi Pasha Limani kaloi në duart e shiptarëve,tensioni mes dy palëve kryesore në Mesdhe sikur kishte rënë disi.Kishte 12 nëndetësë të Traktatit të Varshavës që vepronin në Mesdhe dhe pra prishjes me rusët ishte planifikuar ngritja e bazës së raketave në Karaburun dhe e një baze të aviacionit detar në Dukat.

Rusët donin të dilnin deri në Gjilbraltar,por pas 1960 kjo nuk mund te realizohej pasi marrëdhëniet mes Shqipërisë e BRSS u prishën.Pikërisht pas pushtimit të Pragës, morëm një urdhër:Duhet të dilni në det për lundrim demostrativ.Në fakt, sikurse kanë mësuar më vonë ushtarakët , arsyen e vërtetë të lundrimit e dinte vetem komandanti i Flotës, ish admirali Abdi Mati. Më vonë e mësuam të vërtetën ,ne duhej të viheshin në kërkim të një aeroplanmbajteseje sovjetike , që sipas zbulimit tonë ,lundronte pa u ndjerë ne Mesdheun Qendror .

Nga Pasha Limani për misionin sekret u nisën dy nëndetësw,305 dhe 315.Në të parën të komanduar nga Aleko Pojani , ishte vetë komandanti I Flotës, Mati, ndërsa në të dytën të komanduar nga Besnik Rizvani ( këtu Gërbi lundronte si përforcues në komandë),ndodhej komisari I brigadës, Mark Plani.Në atë kohë edhe strukturat e NATO-s e kishin shtuar vigjilencën mbi një ndërhyrje të mundshme të Traktatit të Varshavës në Shqipëri, njësoj sikurse kishte ndodhur edhe në Çekosllovaki.Dy nëndetëset shqiptare lundronin paralelisht t në sipërfaqe.Kështu shpresonim të shtonim rrezen e pergjimit.Kështu lundrimi ka vazhduar për disa kohë , derisa në kanalin e Otrantos, shqiptarët kanë vënë re një anije pa flamur.Dukje njesoj si një anije transporti normale, kishte vinça dhe paisje të tjera të rënda.Ajo shkonte drejt Veriut , ndërsa ne lundronim drejt Jugut.Në një moment të caktuar, të tërhequr nga anonimati I anijes,Abdi Mati ka dhënë urdhër që nëndetëset të hynin në komunikim më anijen.Asnjë shenjë nuk ka mbërritur nga krahu tjetër.Vetëm pas 15 minutash pamë aeroplanët e NATO-s që fluturonin mbi kryet tanë.Kjo ndodhi aty rreth mesditës.Do të kalonin edhe disa orë të tensionuara. Dy nëndëtëset shqiptare e kanë shtuar më pas distancën mes tyre dhe kanë vazhduar të kërkojnë anijen sovjetike.Nga anija fantazmë nuk u gjend asnjëherë asnjë gjurmë.

Atëherë morëm urdhër që të vazhdionim lundrimin dhe ta shfrytëzonim këtë ngjarje edhe si stërvitje në kushte reale,por tensioni vazhdonte të ishte i lartë,asnjëherë nuk kishim qenë aq prane rrezikut të vërtetë.Diku aty afër Gjirit të Tarantos ndodhej një bazë e fuqishme ushtarake e asaj kohe.Keto ranë në gjurmët tona dhe vazhduan survejimin edhe me anije.Ishim në alarm pasi nuk e dinim çfarë do të ndodhte me një numër të tillë avionësh e anijesh ,që vertiteshin rreth nesh.Mbase edhe forcat e NATO- e shfrytëzuan këtë moment për të bërë stërvitje reale.Atëherë na ka mbërritur një radiogram i Hito Çakos ku na thuhej të mos kinim frikë së ata kanë frikë prej nesh.Më vonë morëm vesh se edhe në Shqipëri ishin vënë në gatishmëri të gjitha strukturat ushtarake,përfshirë edhe aviacionin ë Kuçovë” kujton ish komandanti I nëndetëses 105.Dita e ankthit e nëndetëseve shqiptare u myll pas disa orësh, kur dy nëndetëset janë lënë të lundrojnë të lira në thellësite e Gjirit të Barit, në lartësinë e periskopit.Ishte i pari dhe ndoshta i vetmi rast në historinë e re të Shqiperisë ,kur forcat e dy palëve ishin kaq pranë njëra-tjetres.Historia e dy ushtrive vazhdoi më pas vetëm me kërcënime në letër, derisa më në fund, në prag te mijëvjeçarit të ri ,nuk ishim më armiq,përkundrazi.

Marre nga revista XXL, date 9 shtator 2000