Kjo është fotografia e një pemë, e njohur ndryshe me emrin: “The lonely tree of Ténéré”, e cila në atë periudhë ishte konsideruar nga shumë njerëz si pema më e izoluar në tokë. Kjo pemë ndodhej në rajonin e Ténérés, në shkretëtirën e Saharas, viti 1961.

Pema e Ténéré ishte e vetmja pemë dhe pikë orientimi në këtë zone pasi që disa pemë të tjera nuk i kishin mbijetuar thatësirës së shkretëtirës.Ajo qëndroi e vetmuar për shumë dekada, dhe një nga arsyet që mund të ketë mbijetuar për kaq shumë kohë në një vend të tillë armiqësor ishte vendndodhja e saj pranë një pusi rreth 40m të thellë i bërë në vitin 1938 dhe 1939; rrënjët e pemës arrinin te shtriheshin poshtë sipërfaqes se tokës dhe të arrinin në brendësi të pusit.

Sidoqoftë, kjo pemë e veçantë u rrezua nga një shofer i dehur nga Libia me kamionin e tij në vitin 1973. Mbetjet e pemës Ténéré u zhvendosën në Muzeun Kombëtar të Nigerit në Niamey dhe një strukturë e thjeshtë metalike që përfaqëson pemën qëndron sot në vendin origjinal të pemës.