Një gazetari të “Daily Express”-it i tha: “Jam në ankth për t’u kthyer në Shqipëri, qoftë edhe si qytetar privat në republikë dhe të jap ndihmën time për shqiptarët.

TIRANË- Komunistët e shpallën Shqipërinë Republikë Socialiste Popullore, duke rrëzuar de jure Mbretin Zog. Më herët, Zogu lëshoi një deklaratë, duke i cilësuar zgjedhjet e dhjetorit 1945 jo të lira dhe, si të tilla, s’mund ta rrëzonin monarkinë. Ai nuk kishte abdikuar, por edhe vetë e kuptonte se teoria e legalitetit nuk mund të vlente në këtë rast, pasi vetë e rrëzoi në 1925-ën Princin Vid nga froni përmes shpalljes së republikës.

Por Zogu nuk e fshihte dëshirën për t’u kthyer në Shqipëri. Një gazetari të “Daily Express”-it i tha: “Jam në ankth për t’u kthyer në Shqipëri, qoftë edhe si qytetar privat në republikë dhe të jap ndihmën time për shqiptarët. E gjithë shpresa ime është të kthehem. Të jesh Mbret në këto kohë është e vështirë, më e vështirë se para lu, fte, por gjatë këtyre viteve në Britani kam mësuar mjaft mbi qeverisjen”.

Mbret Zog e humbi lu, ftën për të rifituar fronin, por jo atë pak sens humori që kishte. Një gazetar i “Daily Sketch” e vizitoi në vilë pak ditë pasi komunistët shqiptarë kishin deklaruar fitoren në zgjedhjet e dhjetorit 1945. Shqipëria do të rikthehej në republikë. Gazetari e pyeti Zogun se si ndihej tani që humbi gjithçka dhe që nuk do të kthehej më në Shqipëri.

Në pritje të ndonjë proteste nga Zogu, gazetari mori një përgjigje që nuk e priste. “Unë kam qenë gjithnjë republikani i parë i Shqipërisë. Kur u bëra Mbret, isha i vetmi që protestova”, – i tha Zogu me tonin e tij të zakonshëm e të butë. Kjo ishte përgjigjja e një monarku që e kishte fituar fronin e tij përmes rënies dhe ringritjes. Kurdoherë i gatshëm të sfidonte politikisht. Në fund të fundit, ishte Presidenti që u bë Mbret.

*(Marrë nga Facebook i Erald Kaprit)

Mbreti Ahmet Zogu

Burimi: Dosja.al