Volejbolli për herë të parë në vendin tonë është luajtur në vitet 1921-1925, fillimisht në disa shkolla të Tiranës. Më pas u përhap në Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë.

Deri në vitin 1930 loja e volejbollit nuk kishte rregulla të veçanta.

Në vende që po frynte era komuniste si Shqipëria, fillimisht volejbolli u ndalua sepse kishte emërtimin“sport borgjez”, pasi sipas teorive politike ishte privilegj i atyre që kishin mundësinë të shkonin në shkollë. Në ato vite shumë pak shqiptarë shkonin në shkollë.

Pas çlirimit të Shqipërisë, loja e volejbollit filloi të luhet përveç shkollave dhe në qendra pune. Karakterit të saj argëtues ju shtua dhe konkurrimi. Dhe me masivitetin që fitoi menjëherë, brenda një kohe të shkurtër u krijuan ekipe të cilat përfaqësonin volejbollin e vendit tonë.

Nga 21-24 shtator 1946 në Bukuresht të Rumanisë, për herë të parë vendi ynë morri pjesë në Kampionatin Ballkanik të Volejbollit. Më pas ky sport u përhap me shpejtësi dhe u zhvillua brenda dy dekadave, kur edhe shënoi kulmin  e tij në sukseset ndërkombëtare.

Ekipet më të njohura në volejboll për Shqipërinë në histori janë “Dinamo” meshkuj dhe femra, “Partizani” meshkuj, “Tirana” femra, “Teuta” femra, “Erzeni” meshkuj dhe “Studenti” meshkuj, që kanë arritur rezultate dinjitoze në Kupat e Evropës.

Dinamo meshkuj e viteve ’70 shkoi në 4 ekipet më të mira të Evropës. Emra të njohur të atij ekipi si Rusi, Fagu, Tartari, Bushati, Panteqi, Lena, Terihati, Gjerazi, Cironaku, Beriolli, nën drejtimin e trajnerit Vangjel Koja, kujtohen sot si emblemat e këtij sporti.

Dinamo për volejbollin e femrave, nën drejtimin e trajnerit Kreshnik Tartari dhe lojtaret e shquara, si Tase, Ibrahimi, Duka, Babuli, Doçi, Qirici, Duni, Nishku, Gripshi etj, ia dolën po ashtu të renditen në Kupën e Kampioneve në vitin 1980 në 4-t ekipet më të mira të Evropës.

Po i njëjti ekip zuri vendin e 3-të në turneun final të Kupës së Kampioneve në vitin 1990, në Ravena, Itali.

Pas viteve ’90, për shkak të vështirësive financiare, të organizimit dhe ato të infrastrukturës, për dy dy-tre dekada volejbolli shqiptar u përball me periudhën më të errët në histori.

Dinamo e lavdishme dikur, sot në ekziston më, as për meshkuj dhe as për ferma, madje në asnjë sport tjetër, veç atij të futbollit. Por në dy ditët e fundit, volejbolli duket se po rizgjohet.

Një tjetër ekip kryeqytetas rival i dikurshëm i Dinamos, Partizani, po tenton të përsërisë historinë. Në Shkodër, Korçë e treva të tjera, volejbolli për rifiton sërish vëmendjen dhe interesin e dikurshëm.

Burimi: albanianfreepress.al