Historia e William James Sidis është shumë interesante. Në vitin 1900, vetem 2 vjeç, dinte te lexonte shume mire anglisht (ishte me origjine ukrainase hebreje, por lindur dhe rritur ne Amerike), ndersa ne moshen katervjeçare shkruante shume mire frengjishten.

Ne moshen 5-vjeçare ai shpik nje formule matematikore, sipas te ciles tregohej dita ne te cilen kishte ndonje ngjarje historike, e cila sinjalizohej sipas llogarive te bera nga djali. Ne moshen 11-vjeçare u pranua ne Universitetin prestigjioz te Harvard-it, ku çuditi pedagoget dhe studentet e tjere me teorine e tij mbi lendet e ngurta.

William nuk ishte i dhene vetem pas matematikes: teksa studionte ne Harvard, fliste dhe shkruante ne 7 gjuhe te ndryshme: frengjisht, gjermanisht, rusisht, greqisht, latinisht, armenisht dhe turqisht. Aftesite dhe sukseset qe merrte gjate shkolles e kthyen ate ne nje gjeni te vertete.

Gazetaret viheshin ne radhe per ta intervistuar, njerezit deshironin te dinin gjithçka mbi “metoden Sidis”, ndersa Universiteti i Harvardit krenohej me studentin e tij gjeni.

Por diçka nuk shkoi ashtu siç duhet: duke filluar nga mosha 12-vjeçare, William kishte nje lloj “ezaurimi nervor”, episode te perkohshme depresive, te cilat do ta shoqerojne pergjate gjithe jetes se tij. Ai u nda nga jeta ne moshen 46- vjeçare nga nje goditje ne tru.

Burimi: Fotografite qe kane bere historine