Shkruan: Artur Ajazi

Familja e Papajve, njihet në Durrës edhe si “pionierja” e teknologjisë së futur në vitet ’30-40 në qytetin bregdetar dhe më gjerë. Pasardhësi i Papajve, Vasillaq Papaj, tregon se “ historia e familjes tone mbetet e veçantë , pasi atyre u janë sekuestruar shtëpitë në qendër të Sarandës, ato qenë banesa mjaft të kompletuara dhe funksionale për kohën.Njëra prej tyre gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore shërbeu si spital ushtarak dhe pas çlirimit u përdor si ndërtesë e Degës së Punëve të Brendshme, deri në vitin 1977, kur u dogj…”.

Vaso thotë se “ Në Durrës u sekuestruan 2 shtëpi, ofiçina e makinerisë, magazinat që përdoreshin Një ndër familjet durrsake që renditet ndër më të fuqishmet e periudhës së llimit të shekullit të kaluar dhe që u godit e u persekutua ashpërsisht nga pushteti i diktaturës së proletariatit, është edhe familja Papaj”.

Atyre, sipas kujtimeve të pinjollit të asaj familje Vaso Papaj “iu sekuestruan të gjitha pasuritë dhe iu morën monedha oriri të shumta, saqë pasardhësit e drejpërdrejtë të Papajve e dinë se kanë qenë shumë, por nuk kanë arritur që të kenë një evidencë të saktë.Ata i futën burgjeve, i nxorën nga shtëpitë e veta dhe i lanë të jetonin bodrumeve”. Në një listë të ruejtur mrekullisht nga Vaso Papaj, i cili ka të renditura rreth 100 familje durrsake të pasura, ai ka shënuar sipas një rendi familjen Dovana, Shijaku, Ekonomi, Haveriku, Papaj, Kosova, Myshketa, Anastasiadhi etj. Kjo listë është nxjerrë sipas listës së tatimeve të jashtëzakonshme që Vasillaq Papaj, nipi, e ka lexuar në gazetat e kohës së pasçlirimit të vendit.I pyetur mbi rrënjët e sit të tij. Vaso thotë se ata e kanë origjinën nga Dhërmiu. “Gjyshi im, kishte 2 vëllezër e 2 motra dhe tradita jonë familjare ka qenë detaria.Vëllezërit e tjerë janë marrë me detari, jo me peshkim, por me tregti të cilën e kanë zhvilluar në të gjithë bregdetin e Adriatikut dhe Jonit. Veçojmë Italinë, Kroacinë, Triesten, Venecian, Korfuzin etj. Të parët kishin rreth 4 anije tregtare me të cilat bënin transportin e mallrave, si dhe zhvillonin vetë aktivitet tregtar”. Pasuri edhe në Argjentinë Vaso Papaj tregon se “gjyshi im, emrin e të cilit e kam trashëguar unë, ka emigruar në llim të vitit 1900 në Amerikën e Jugut, në Argjentinë. Arsyet nuk i di mirë, por mbase ai ka kërkuar të gjejë “Tokën e premtuar”. I ri dhe ambicioz për t’u pasuruar shpejt, ai me sa duket nuk u kënaq me ritmet e timeve që i siguronte emigracioni.Por nëse atje nuk ka bërë para, ai ka parë shumë dhe ka mësuar shumë nga industrializimi në atë periudhe i kontinentit amerikan, që edhe pse në jug nuk kishte ritmet e veriut, sërish ndihej reektimi.Gjyshi im, – thotë Vaso,- ndenji vetëm 2-3 vjet në emigracion e pastaj u kthye. Ai ishte njeri që e kërkonte shpejt suksesin në jetë dhe nuk mundi të qëndronte më tepër atje. Kur u kthye, u martua dhe u vendos në Sarandë.Ai u shkëput nga pjesa tjeter e familjes duke ua lënë pasurite e atjeshme motrave dhe vëllezërve. Gjyshja ime, me të cilën u martua  pas kthimit nga mërgimi, është nga si Ekonomi po nga Dhërmiu, një familje e sme e arsimuar, burrat e së cilës vazhdimisht kishin përfaqësuar Dhërmiun si kryepleq fshati.Vaso kishte 2 motra: Amalinë dhe Lolën, si dhe 2 vëllezër: Leonidhën dhe një tjeter që ia kishte vënë emrin djalit të vet Fanol, me sa duket për ndonjë miqësi ose simpati me Fan Nolin. Me të shkuar në Sarandë gjyshi, pati një hov të madh pasurimi. Ai grumbulloi mjaft para duke u marrë llimisht me tregti të ndryshmne dhe pasi lloi Lufta e Parë Botërore, me gjithë fëmijët nisi të merrej me transportin e mjeteve”. Papajt, pionerët e teknologjisë moderne të kohës në Durrës Vasil Papaj ( i vjetri) kishte 5 fëmijë të vegjël, të cilët përvetësuan zanate të domosdoshme. Djali i madh, si shofer, Irakliu mekanik mbas specialistëve italianë. Pasi timit të këtyre profesioneve, ata lluan të merren me transport udhëtarësh duke hapur të parën agjenci transporti.

Djemtë u morën me transportin e pasagjerëve dhe të mallrave. Linjat e para qenë, sipas kujtimeve të Vasos, linjat Sarandë – Durrës dhe Sarandë – Korçë. Krahas këtyre linjave ata hapën edhe oçinë riparimi për automjetet që kishin në përdorim. Në llim këtë veprimtari e zhvilluan në Sarandë dhe pas vitit 1922 e transferuan aktivitetin e tyre në Durrës ku ngritën oçinën e riparimit të automjeteve, si dhe magazinën e tregtimit të pjesëve të këmbimit.”Ndërkohë, – vijon rrëmin e tij Vaso, – djali i madh, Kozmai, merrej kyesisht me transportin, Herakliu me riparimin e mjeteve dhe babai im, Spiro, merrej me administrimin e oçinës, pasi ai kishte studiuar në politeknikum pranë “Fiati”-t në Torino për llogaritar. Në këtë qytet ai kishte studiuar rreth viteve 1926 – 1933.Pas ngritjes së bërthamës së parë mekanike, Papajt avancuan në projekte. Në vitin 1937 lloi ndërtimi i shtëpisë dhe i oçinës moderne që u furnizua me pajisje nga më modernet për atë periudhë. Makineritë e mjetet e tjera qenë të gjitha të teknologjive më të përparuara italiane, amerikane, franceze, gjermane etj.Llojet e makinerive ishin nga më të shumtat, si torno të ndryshme, freza, retika, retika cilindrash, trapano, makineri të cilat kanë shërbyer në ndërmarrjet e reja që u krijuan më vonë deri në vitet ’90 si në UMB – Durrës, në kantierin detar, si dhe në uzinën “Enver” Tiranë. “Mbaj mend, – thotë Vaso, – se vetëm makineri metalprerëse të mëdha mund të kenë qenë rreth 30”. Ai sjell ndërmend një artikull të gazetës “Bashkimi” të vitit 1946, ku shkruhej për Papajt me nota të larta si njerëz që kanë arritur të ngrenë një nga oçinat më të mëdha në Ballkan. Në artikull, sipas Vasos, shkruhej mes të tjerash se ata, në ndryshim nga pronarët e tjerë të Durrësit, të gjitha paratë e tuara i kishin investuar për ngritjen e një industrie mekanike moderne. Vaso thotë se ajo vlerësonte vecanërisht kontributin që jepte oçina në ato vite për mirëmbajtjen dhe riparimet e makinerive të asaj periudhe. “Sikur të mos ishte kjo oçinë, – shkruhej në gazetën “Bashkimi”, – të gjitha mjetet e mekanizuara, të mbetura pas luftës, do të ishin kthyer në grumbull hekurishtesh”. Kjo deklaratë u bë vetëm një vit para se të llonte sekuestrimi i tyre.”Për të ngritur këtë oçinë, – thotë Vaso, – u ble një sipërfaqe toke nga familja Toptani, ku u ndërtua edhe një shtëpi 5-katëshe. Në vitet 1938 oçina u transferua në ndërtesën që njihet sot në Durrës si ish-ndërtesa e Ndërmarrjes së Gomës së Vjetër.Gjatë luftës kjo ndërtesë ka shërbyer si vendkomandë italiane e pushtimit dhe pati po të njëjtin funksion kur erdhën si pushtues gjermanët. Pas çlirimit të vendit në të u vendos misioni anglo – amerikan dhe pas largimit të tyre kjo ndërtesë pasi u shtetëzua, shërbeu si ndërtesa e Drejtorisë së N. Goma Durrës. Po pas çlirimit familja Papaj iu nënshtrua sekuestrimeve sipas kritereve të luftës së klasave. Sekuestrimet nga komunistët pas 1945 Sekuestrimet nga komunistët pas vitit 1945 kanë qenë të shumta, atyre u janë sekuestruar shtëpitë në qendër të Sarandës. Ato kanë qenë banesa mjaft të kompletuara dhe funksionale për kohën. Njëra prej tyre gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore ka shërbyer si spital ushtarak dhe pas çlirimit është përdorur si ndërtesë e  Punëve të Brendshme, deri në vitin 1977, kur u dogj…

Në Durrës u sekuestruan 2 shtëpi, oçina e makinerisë, magazinat që përdoreshin. “Nuk mund të thuhet saktësisht sa mijëra copë orinj janë marrë, – thekson Vasillaqi, – por mund të thuhet se na janë sekuestruar deri tek pajat e nënave tona. Ndër to mbaj mend edhe gërshërët e grave. Mbaj mend se na janë sekuestruar edhe 10 copë radio, dhe ne mbetëm pa radio. Rreth vitit 1947 u arrestua im gjysh, i cili ishte në moshën 71- vjeçare dhe u dënua me 10 vjet burg politik me një mal akuzash. Ai vdiq në burg pas një viti. Themeluesi i një pasurie te pafund vdiq në mjerim pas hekurave të burgut, – thekson nipi i tij, që tashmë i mban edhe emrin.Vaso thekson se pas çlirimit të vendit ata pësuan kuzimet dhe persekutimet e familjeve të pasura të vëndit. Në vitin 1947 u larguan nga banesat vetëm me rrobat e trupit dhe u dërguan të banonin nëpër bodrume. Baballarët u arrestuan të gjithë dhe u kërkohej me këmbëngulje oriri i fshehur. Ata nuk u dënuan por pas 6 muajsh burg në pyjet e Bedenit dhe punës së detyruar, u liruan… pasi u kishin marrë edhe monedhat e fundit që u kishin mbetur…”Duke qenë natyra punëtore dhe shumë të aftë në profesionet që zotëruan deri në monopolizimin e tyre, në llim të viteve ’50 të shekullit të kaluar ata u sistemuan në punë të ndryshme të prolit mekanik. Kështu xhaxha Irakliu, – thotë Vaso, – u sistemua në UMB si mekanik, Spiro në NISh Tulla, ku e mbyllën edhe aktivitetin e tyre deri sa dolën në pension.Ata mbahen mend në Durrës si instruktorët që përgatiten brezat e parë të specializuar të mekanikëve të proleve të ndryshme, si: mekanikë, xhenerikë, motoristë, tornitorë, ratikatorë. Nëpërmjet kurseve të kualikimit ata kanë nxjerrë brezin e parë të mekanikëve profesionistë në Durrës. Ata kishin pasion pë shkollat, por edhe kishin përvojën e prespektivave që të hapte ajo. në fund të viteve ’40 deri në llim të viteve ’60, mbaruan shkollat e mesme shumica e fëmijëve të Papajve, por për arsye të luftës së klasave asnjërit prej tyre nuk i doli e drejta e studimit dhe shumica arritën që ta mbarojnë shkollën e lartë me shumë vështirësi, pas shumë vitesh, pa shkëputje  nga puna”. Vaso thotë se ai ishte pothuajse i fundit që, duke qenë se mbaroi gjimnazin në vitin 1963, periudhë kur lufta e klasave pati njëfarë uljeje, nisur dhe nga fakti që kishte kërkesa për mësues matematike, arriti të studionte në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në degën e matematikës, megjithëse pëlqente arkitekturën dhe letërsinë. “Me ashpërsimin e luftës së klasave, pas vitit 1967, mua dhe shumë studentëve të tjerë, pas përfundimit të studimeve, nuk na çuan në zbore, sipas ligjit, por na dërguan nga 2 vite ushtarë. Pas ushtrisë m’u hoq e drejta e profesionit dhe gjatë sistemit të kaluar kam punuar gjithë kohën si punëtor”, vijon rrëmin e tij Vasillaq Papaj. Papaj, sponsorizuesi i diskut të parë me këngë polifonike të Himarës Vaso thotë se i ati i adhuronte këngët, veçanërisht këngët e bregut. Për të mos i lënë të humbnin ai organizoi edhe prodhimin e diskut të parë me këto këngë. Ka qenë mesi i viteve ’30, sipas Vasos, kur ndërkohë që merrej me tregti, ai sponsorizoi prodhimin e diskut të parë të gramafonit me këngë polifonike himariote.Disku u incizua në një shtëpi diskograke të Parisit. Për këtë u dërgua grupi i këngëtareve në Paris (rreth 4 vetë) dhe u incizuan këngët “Vajza e valëve”, “Erdhi prilli, shkriu bora” etj. “Pas shumë vitesh, në kohën e monizmit, një gazetar i asaj periudhe e prek këtë temë se si u prodhua disku i parë, -thotë Vaso, – por ai e deformonte qëllimisht të vërtetën, pasi e akuzonte tim atë se këtë e kishte bërë për tregti, duke e përdorur këngën e bregut si biznes.Halla ime, Arianthi Mano, e cila vdiq para pak kohësh, u shkri së qeshuri kur e lexoi atë artikull e duke u shprehur se as që mund të itej për biznes në një kohë kur gramafonët mund të numëroheshin me gisht.Ne e dinim mirë se ai këtë gjë e bëri për pasionin që kishte për këngët dhe veçanerisht për këngët himariote, për të cilat kërkonte që të mbeteshin trashëgim ndër breza”. Kështu e përfundon bisedën rreth kësaj teme Vaso.

Djali i xhaxhait, dhëndër i Panajot Plakut , por krushqi edhe me Panajot Plakun Vaso tregon se “lufta e klasave ka qenë e ashpër dhe ka ndikuar egërsisht në fatin e brezave të familjes së tij, në vitin 1967 i është arrestuar djali i xhaxhait, Koço Papaj, i akuzuar si grup armiqësor dhe për veprimtari spiunazhi në favor të agjenturës polake.Gjyqi i tij është bërë me altoparlantë në Tiranë dhe u dënua me pushkatim. Më pas, atij i falet jeta duke i kaluar në dënim me 23 vjet burgim. Ai i kaloi vitet e tij më të mira në burgun e Burrelit, Ballshit, Spaçit, Qafë-Barit.Në Spaç u ridënua me 10 vite të tjera si organizator i revoltës së madhe të Spaçit. U lirua në shtator të vitit 1990 dhe më pas u martua me vajzën e Panajot Plakut. Nga kjo martese lindi një djalë. Pas 9 vitesh jete në liri, Koço Papaj vdiq.

”Xhaxhai i madh imi, Kozmai, rrëfen Vaso, u martua në vitin 1923 me motrën e madhe të skulptorit Odise Paskali. Ajo quhej Anxhela. Është një grua që kujtohet për jetëgjatësinë e saj rreth 100-vjeçare. Vdiq në Durrës në vitin 2000, në shtëpinë e saj. Nga martesa e tyre lindën një djalë edhe tri vajza.Djali inxhinier ndërtimi, Aristoteli, arrestohet në Tiranë dhe bën 8 vjet burg, të cilat i kalon në Spaç dhe në Ballsh”. Vaso hesht, pasi kur lufta e klasave përfshiu edhe nipin e skulptorit te madh Odise Paskali, çdo koment tjetër do të ishte i padobishëm.Vasillaq Papaj ka punuar në prodhim për vite të tëra pavarësisht se kishte diplomë të lartë si mësues matematike. Pas viteve ’90 ka qenë një ndër personat me aktivë në ndryshimet demokratike të sistemeve.Për kontributin e dhënë, si dhe nisur nga aftësite organizative dhe të komunikimit, ai zgjidhet Kryetar i Këshillit të Qarkut të Durrësit. Këtë detyrë ai e ka ushtruar në vitet 1992 – 1996. Pas kësaj periudhe ai është emëruar Prefekt në qarkun e Dibrës. Në këtë detyrë ai qëndruar deri ne muajin gusht të vitit 1997. Pas kësaj periudhe, sipas tij, ai ka ushtruar aktivitet privat të biznesit të vogël. Këtë veprimtari e ka zhvilluar në dyqanin e babait të vet. Në vitin 2005 emërohet Drejtor i Arsimit Rajonal të Qarkut të Durrësit.Para disa muajsh ai ka dalë në pension. Ka botuar disa libra, dhe pasioni i tij ende mbetet publicistika./pamfleti/