DASHI

Ky fund muaji eshte shume i pershtatshem per aventura ne dashuri. Do takoni persona interesante dhe romantike. Sigurisht qe flasim vetem per beqaret. Ciftet do kalojne nje dite te mire prane atij qe duan. Ne pune do ju hapen shume dyer dhe ju do do arrini ato qe gjithmone keni dashur. Ka ardhur koha te futeni ne nje etape tjeter ne jeten tuaj.

DEMI

Duhet te ndryshoni sjelljen tuaj me partnerin ne menyre qe gjithcka te shkoje mire. Mos u beni te bezdisshem sepse do lodhni veten tuaj e jo me ate qe keni prane. Beqaret duhet te presin pak para se te vendosin cilat jane hapat qe do hedhin ne dashuri. Ne pune duhet te analizoni me kujdes cdo gje. Do jete nje dite pak delikate dhe ju duhet te jeni me te perqendruar.

BINJAKËT

Sot ciftet do kalojne nje dite mjaft romantike, pothuajse erotike. Delikatesa ekziston nga te dyja palet. Edhe beqaret do kene shume mundesi te takojne dashurine sot. Tregohuni te sjellshem. Ne pune cdo gje e re do ju terheqe mjaft. Do dilni nga rutina dhe do gjeni menyra te tjera per te arritur ato qe doni. Kjo do ju beje te ndjeheni me mire dhe te sigurt ne vetvete.

GAFORRJA

Do beni hapa para ne jeten tuaj ne cift. Doni te kaloni momente romantike? Pse jo eshte dita e duhur. Mos beni gabimet qe keni bere me pare por mesoni nga ato. Beqaret duhet t’i japin mundesine dikujt per ta njohur me mire. Nuk keni per te humbur asnje gje. Ne pune nuk do jeni shume te motivuar. Mos e lini melankoline dhe merzitjen t’ju pushtojne.

LUANI

Perfitoni nga energjia pozitive qe keni sot per te kaluar nje dite te kendshme prane partnerit. Mbaroi lodhja dhe stresi! Beqaret duhet te dalin ne takime, por nuk duhet te vendosin te krijojne nje lidhje sot sepse nuk eshte dita e duhur. Ne pune duhet te beni kujdes.

VIRGJËRESHA

Sot do mundoheni te rregulloni gjerat ne lidhjen tuaj. Per te arritur kete duhet me patjeter te shmangni temat delikate. Gjeni menyren e duhur per te ndare momente intimiteti. Beqaret nuk do kene qejf te bejne asgje, madje as te dalin me miqte. Ne pune doni te beni shume, por ju mungon energjia. Beni me mire nje pushim dhe merrni forca per ditet ne vijim.

PESHORJA

Do doni t’i beni nje surprize partnerit por nuk e dini se cfare. Kerkoni ndihmen e nje miku dhe do beni dicka shume interesante qe do i pelqeje shume personit qe dashuroni. Beqaret do kene takime shume interesante me persona te vecante. Ne profesion do i pranoni gabimet dhe do keni guxim te ecni perpara. Do jeni shume dinamike dhe plot energji.

AKREPI

Jo cdo gje do shkoje mire sot ne lidhjen tuaj. Duhet te luftoni qe asgje mos perkeqesohet. Mundohuni te flisni me shume me partnerin. Beqaret nuk duhet te fillojne asnje lidhje sot sepse me vone do pendohen. Nese jeni duke pritur nje pergjigje per pune apo per shkolle kjo do jete pozitive. Ajo qe keni dashur do te plotesohet. Objektivat tuaja jane shume te qarta.

SHIGJETARI

Ne jeten ne cift mund te kete konflikte dhe keqkuptime. Te gjitha keto do jene te nxitura nga planetet. Duhet te jeni shume te kujdesshme dhe te ruani qetesine. Ata qe jane vetem nuk do kene fat ne dashuri sot. Mos u merzitni do ja kaloni mire edhe me miqte. Ne pune do jeni plot energji dhe do i habisni te gjithe me arritjet qe do keni. Keni dhe shume vullnet.

BRICJAPI

Gjerat nuk do shkojne dhe aq mire ne jeten sentimentale. Nese keni probleme me partnerin mundohuni te jeni me tolerante qe gjerat mos perkeqesohen me shume. Ju presin dite me te mira. Beqaret duhet te mos iu besojne shume atyre qe i rrethoje sepse do zhgenjehen. Ne pune duhet te tregoheni me te matur dhe me te zgjuar. Mos e lini asnje mundesi t’ju ike nga duart.

UJORI

Do ndjeheni shume mire prane partnerit dhe do e keni te veshtire ta fshihni gezimin edhe kur te jeni me miqte. Beqaret sot do jene me te parrezistueshem se kurre. Perfitoni sa me shume! Puna do ju duket me e lodhshme, por ju keni energjine e duhur per t’i bere balle. Mundohuni te rregulloni dhe cdo konflikt qe keni pasur me koleget ne menyre qe te ndjeheni mire.

PESHQIT

Mos u mundoni shume sot t’i mbushni mendjen partnerit per dicka qe ai nuk merr mundimin ta kuptoje. Sa me shume ju te tentoni aq me kokeforte do behet ai. Lerjani cdo gje kohes. Beqaret nuk do kene shume fat per te takuar dike interesant. Ne pune duhet te pergatisni terrenin dhe me pas te filloni te vini ne pune ato qe keni menduar. Mos u shkeputni nga realiteti!