Dashi
Sot do të ndiheni në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Nëse keni në plan të investoni, është dita e duhur, por bëni mirë të këshilloheni me personat përkatës. Mos e nxisni më shumë një konflikt me të cilin mund të përballeni. Sa i përket anës romantike, do të kaloni një ditë fantastike.

Demi
Do të kaloni plot momente argëtuese. Është një ditë e mirë për t’u takuar me disa persona, të cilët i shihni shumë rrallë. Puna juaj e lodhshme do të shpërblehet sot. Bëni kujdes me taksat dhe siguracionet. Me gjysmën tuaj do të kaloni momente shumë romantike, ku do të mbizotërojnë puthjet dhe përqafimet.

Binjakët
Do të fitoni mjaftueshëm të ardhura gjatë ditës së sotme, por edhe do të shpenzoni njëkohësisht. Miqtë dhe bashkëshorti/bashkëshortja juaj do t’ju bëjnë të ndiheni komodë pavarësisht një dite të lodhshme. Duhet të punoni për projekte, të cilat mund t’ju sjellin përfitime për një kohë të gjatë.

Gaforrja
Bëni mirë të relaksoheni në mbrëmje. Rritja e të ardhurave do t’ju krijojë kushte për të bërë disa blerje të rëndësishme. Duke bashkëpunuar me të afërmit tuaj do të arrini synimet. Përpjekjet tuaja do të sjellin rezultate pozitive.

Luani
Nëse mundeni, shmangeni udhëtimin që keni në plan. Marrëdhënia me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj do të ndërlikohet për shkak të orëve të tepërta në punë. Miqtë do përpiqen t’ju vijnë në ndihmë, por nuk do të munden t’ju japin ndihmën e duhur.

Virgjëresha
Do të kaloni momente të mrekullueshme me fëmijët tuaj. Ka gjasa të merrni një lajm të mirë që nuk do t’ju lumturojë vetëm ju, por edhe familjarët tuaj. Do të vlerësoheni për besnikërinë dhe aftësinë për t’i realizuar punë deri në perfeksion.

Peshorja
Mbrëmja me miqtë tuaj do t’ju relaksojë. Një rritje e papritur e shpenzimeve do t’ju shqetësojë pamasë. Nëse dikush ju afrohet vetëm për interes, shmangeni pasi do të ndikojë negativisht në ditën tuaj. Ka gjasa që disa prej jush të përfitojnë rritje rroge.

Akrepi
Përfshirja në aktivitete me shumë persona do t’ju argëtojë pamasë, por njëkohësisht do të keni edhe rritje të shpenzimeve. Mos fantazoni dhe bëhuni më realistë. Shpenzoni më shumë kohë me miqtë tuaj. Sa i përket anës romantike, nuk është dita e duhur.

Shigjetari
Sot do t’ju duhet të ndërmerrni një vendim të rëndësishëm, çfarë do t’ju bëjë të ndiheni shumë nervoz dhe të tensionuar. Ka gjasa të vlerësoheni nga shefat tuaj. Sa i përket jetës bashkëshortore, mund të kaloni një ditë të mrekullueshme me pak përpjekje nga ana juaj.

Bricjapi
Është dita e duhur për t’i bërë gjërat ashtu si duhet dhe për tu ndjerë mirë. Do të keni dëshirë të udhëtoni dhe të shpenzoni para. Partnerja/partneri juaj do të tregohet mbështetës. Për ata që nuk kanë dikë në krah, ka gjasa të takojë personin që kanë pritur gjatë gjithë kësaj periudhe.

Ujori
Përfshihuni në aktivitete që iu falin kënaqësi, në mënyrë që të largoni tensionin që iu ka përfshirë. Eksploroni mundësitë për investime të reja, por mos u nxitoni. Përfshihuni në to vetëm pasi të jeni bindur dhe këshilluar me personat tuaj të besuar. Ka gjasa të nisni një romancë të re, por nuk do të zgjasë shumë.

Peshqit
Debati me dikë do t’ju prishë humorin. Është dita e duhur për të biseduar me disa persona që kishit kohë pa komunikuar. Ka gjasa të takoni një mik të vjetër me të cilin do të kujtoni plot momente të bukura nga e kaluara.