Dashi

Një ditë që fillon disi me plogështi e ku nuk jeni në gjendje të mbani ritmet tuaja të zakonshme, nuk mun të quhet e mirë, por ama as negative jo. Në planin sentimental më të gjallë.

Demi

Duke pasur një numër yjesh të favorshëm, sot mund të jetë një ditë e mbarë në planin ekonomik, sidomos për ata që kanë mundësi të investojnë kapitalet. Jeni paksa nostalgjikë.

Binjakët

Sot aktiviteti yjor në qiellin tuaj do të jetë shumë intensiv, duke bërë që edhe dita juaj të jetë shumë e ngjeshur, si në aspektin e punës ashtu edhe në atë sentimental. Kujdes në shpenzime.

Gaforrja

Që në fillim  pritet që dita sotme pritet të jetë mjaft intensive, si pasojë e rritjes së ndikimit të Saturnit. Megjithatë, Merkuri dhe Marsi mund të sjellin kontraste që mund të sjellin pengesa.

Luani

Marsi në një pozicion luftarak, nuk mund t’ju bëjë tjetër veçse agresivë e arrogantë, por duhet të bëni shumë përpjekje për të ruajtur vetëkontrollin. Edhe për partnerin bëni shumë pak.

Virgjëresha

Me fillimin e javës së re shtohet edhe aspekti tjetër i karakterit tuaj, që shtë melankolia dhe gjendja jo e mirë shpirtërore. Ndoshta këtu ndikon edhe kontrasti i Saturnit me hënën në shenjë.

Peshorja

Një ditë me dy pamje, pritet të jetë kjo e sotmmja për shumë nga ju që i përkisni kësaj shenje. Një pjesë e parë e ditës ku mezi do të lëvizni, ndërsa në pjesën e dytë bëheni të papërmbajtshëm.

Akrepi

Saturni dhe, deridiku edhe Afërdita në orbitë sot janë aleatët tuaj, ku veçanërisht planeti i dashurisë do të stimulojë krijueshmërinë dhe fantazinë tuaj. Kujdes, nuk duhet të nxitoheni në përgjigje.

Shigjetari

Në përgjithësi problemet që ju dalin mund të jenë disa,m por nukm janë aq të komplikuar, por kohët e fundit se ç’keni një prirje për të hiperbolizuaredhe gjërat më të parëndësishme.

Bricjapi

Me kalimin e ditëve duket se do kthjellohet edhe qielli juaj, pas kaq e kaq zymtësi në ditët e shkuara.përfitoni nga hyrja e ngadaltë, por e sigurtë e Jupiterit, për të rifituar shkëlqimin e humbur.

Ujori

Me pak përpjekje më shumë mund ta kaloni edhe një ditë me probleme të vogla, por duhet të tregoni kujdes, sepse hëna “kapriçioze” mund të sjellë luhatje në humorin tuaj. Dikush ju ka në vëmendje.

Peshqit

Kuadri yjor është shumë pozitiv, por nuk duhet t’ia lini gjithçka yjeve e aq më pak rastësisë për të zgjidhur problemet tuaja . Sidomos në planin sentimental, ku situatat mund të precipitojë.