Dashi

Nëse diçka nuk shkon është mirë të informoni partnerin/en tuaj përderisa këtë projekt e keni nisur bashkë që në fillim. Beqarët do kenë shumë takime, por nuk duhet të marrin vendime të nxituara sepse ka rrezik të përballen me zhgënjime të mëdha. Në planin financiar do jeni me fat dhe gjendja do përmirësohet.

Demi

Edhe pse me ndroje i keni dhënë një shtysë mjaft të mirë karrierës tuaj. Partneri/ja që ju kishte parë me mosbesim duhet të ndryshojë qëndrim. Beqarët do realizojnë takime interesante dhe mund të gjejnë mes tyre personin që kanë kohë që po kërkojnë. Në planin financiar do vazhdojnë ende problemet, kujdes me shpenzimet.

Binjakët

Nuk duhet të bëni hapa prapa në iniciativat që keni marrë përsipër lidhur me marrëdhënien në çift. Nëse shikoni që gjërat përkeqësohen rrugës tregohuni fleksibël. Beqarët edhe pse do bëjnë çmos për të ndryshuar statusin, nuk do arrijnë dot të nisin një lidhje. Financat do arrini ti mbani gjatë gjithë kohës nën kontroll.

Gaforrja

Gjithçka që nuk arritët të realizoni dot sot ju të dashuruarit do të keni mundësi ta rikuperoni në një moment të dytë. Nuk duhet të ndiheni keq. Beqarët do realizojnë takimin e tyre të ëndrrave dhe do futen në një tjetër botë. Në planin financiar nuk keni për të pasur asnjë lloj problemi kështu që mund të kryeni edhe shpenzime.

Luani

Keni lënë shumë debate të hapura me partnerin/en. Disa kundërshti tuajat do të vijnë duke u thelluar me kalimin e kohës. Beqarët duhet të tregohen sa më të hapur në takime, pasi vetëm kështu do mund ta gjejnë personin e duhur. Financat do mbeten delikate, kujdes me shpenzimet e panevojshme.

Virgjëresha

Të tjerët kanë vendosur përsa i përket ndjenjave tuaja kohët e fundit. Kjo ju ka bërë akoma më të ftohtë karshi personave që ju duan. Beqarët nuk duhet të nxitohen në vendimet që do marrin, sepse vetëm sa do lëndohen. Në planin financiar, po bëtë pak kujdes më shumë me shpenzimet, gjendja do mbetet e mirë.

Peshorja

Ndjeheni disi apatikë kohët e fundit. Dhe momentet e lumtura me njeriun e zemrës nuk po arrini ti shijoni plotësisht dhe duket se i jeni dorëzuar kësaj gjendjeje. Beqarët do marrin ftesa, por nuk do ndihen të sigurtë për hapat që duhet të hedhin. Të ardhurat do jenë të qëndrueshme, falë menaxhimit tuaj të mirë.

Akrepi

Ka shume mundësi për të zgjedhur për një situatë të caktuar për ju që jeni në çift dhe ju duhet ti vlerësoni të gjitha këto mundësi. Nëse arrini në një përfundim veproni pa mëdyshje. Beqarët do realizojnë takime pa fund, por do jenë të pafat në dashuri dhe kjo do i lëndojë. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë shpenzoni me maturi.

Shigjetari

Do të ketë debate konstruktive sot midis jush dhe partnerit/es dhe në fund të ditës të gjithë do të arrini të dilni me një zgjidhje ideale. Beqarët do kenë takime interesante sot, por mirë është të presin edhe pak për të hedhur hapa. Në planin financiar do jeni me shumë fat, nuk ka vend për shqetësime.

Bricjapi

Do të zhgënjeheni nga pritshmeritë e larta që i keni ngritur vetes. Do t’ju refuzojnë një projekt për të cilin keni punuar shumë. Beqarët edhe pse nuk do e kenë mendjen te dashuria, me shumë mundësi do takojnë sot personin e duhur. Financat do vinë duke u përmirësuar në mënyrë të ndjeshme.

Ujori

Po merreni me shumë gjëra njëkohësisht por duhet më parë të konsultoheni me personat që nuk i mendojnë njësoj si ju këto gjëra. Beqarët do takojnë një person që do e pëlqejnë aq shumë sa do fillojnë të besojnë te dashuria me shikim të parë. Financat do jenë të mira, mund t’i lejoni vetes edhe shpenzime.

Peshqit

Nëse keni dyshime lidhur me çështje të caktuara me partnerin/en, kërkoni ti sheshoni edhe këto dyshime në bazë të argumentave të sakta që ju imponon puna juaj. Beqarët do tregohen mjaft joshës sot dhe do bëjnë për vete shumë persona. Në planin financiar bëni kujdes, parashikohen probleme të njëpasnjëshme.