Dashi

Jeni një person me gjykim të ftohtë dhe shumë i lidhur pas të vërtetës. Ndryshoni karakter sot! Mos i nënvlerësoni kundërshtarët tuaj dhe mos prisni mrekullira. Asgjë nuk ndryshon, kush kërkon t’ju pengojë do të vazhdojë të bëjë, por ju do t’i rezistoni çdo gjëje.

Demi

Nxirrni forcën tuaj të brendshme dhe të gjithë do të shikojnë se rregullat që keni vendosur, janë të qarta dhe janë vërtet të rëndësishme. Sot duhet të kërkoni shpërblim për atë që keni bërë, ju takon sepse keni bërë shumë për të arritur një rezultat pozitiv.

Binjakët

Qëndroni më lart se banaliteti dhe për këtë arsye nuk keni ndërmend që të uleni në të njëjtin nivel, të atij që ju kundërshton vetëm për t’ju nxehur. Keni një forcë më shumë, por të tjerët e kanë të vështirë ta pranojnë. Do të tërhiqeni nga fushë-beteja sot.

Gaforrja

Ju duket vetja se jeni bërë të pangopur, por nuk është kështu. Është pak e vështirë për të pranuar rregullat e tregut dhe për t’ju përshtatur, por do t’ia dilni mbanë shumë mirë. Ndonjëherë jeni shumë emotiv dhe ëndërrimtar, por është e rëndësishme që t’i studioni mirë fenomenet që ndodhin nën sytë tuaj.

Luani

Prej kohësh keni vendosur që duhet të paguani një çmim, për të arritur atë që doni. Një objekt i vlefshëm ju tundon sot. Ju jeni një njohës i mirë dhe e dini se deri ku mund të shkoni, por tundimi do të jetë i madh kështu që mendoni të shtoni diçka ekstra.

Virgjëresha

Është më mirë që të rrezikosh sesa të jetosh me dyshimin. Analizoni deri në çfarë pike i interesoni personit që keni përballë dhe kërkojini që t’jua kthejë me të njëjtën monedhë. Nëse nuk ka një shenjë dhe një pohim, është e kotë të joshësh dikë që është i zënë me diçka tjetër.

Peshorja

Ju pëlqejnë dashuritë me shikim të parë dhe historitë e vrullshme, por sot keni ndryshuar mendim. E vetmja armë fituese është të marrësh kohë dhe të studiosh situatën. Zgjedhja e kohës është parësore për të vepruar, kështu që prisni për rastin e duhur.

Akrepi

Është dita që t’i tregoni të tjerëve sa vleni. Ju keni një eksperiencë të madhe, por ndonjëherë jeni ju të parët, që dyshoni tek vetja. Sot është dita që të largoni nga vetja të gjithë paragjykimet e tjerëve dhe hipokritët që ju rrethojnë, e për këtë jeni specialist.

Shigjetari

Askush më mirë se ju nuk mund ta gjykojnë nëse është lëvizja e duhur, apo jo. Qëndroni autonom dhe të pavarur në zgjedhjet tuaja. Më në fund mund të zgjidhni në liri të plotë dhe me këtë do të tërhiqni dhe një person që ju vlerësoni shumë.

Bricjapi

Një pritje e gjatë për realizimin e diçkaje të madhe. Është koha të mblidhni frytet e punës suaj, të cilat i meritoni plotësisht. Bëhuni gati të festoni fitoren. Është mbarimi i një periudhe të gjatë, e cila vijonte marrë një rezultat final.

Ujori

Kini kujdes financat sot. Mund të bëni gjithçka doni, por me sensin e masës. Ndryshoni sjellje dhe lëvizni me kujdes, llogaritini mirë paratë që keni në xhep dhe mos harxhoni në gjëra, që nuk ju vlejnë. Në këtë moment është më mirë të kursesh.

Peshqit

Shpesh mendoni se nuk jeni të rëndësishëm dhe harroni të konfirmoni vlerat e vetes tuaj, por sot është momenti juaj. Mund të mbijetoni shumë mirë një situate jo të këndshme, duke ndryshuar pak nga mentaliteti. Tregohuni të qetë dhe ecni përpara.