Dashi

Edhe pse Marsi sjell ritme marramendëse, tani që keni rikuperuar plotësisht e keni më të lehtë të kontrolloni veten dhe të tjerët. Është momenti për t’u marrë me problemet personale.

Demi

Parashikohet përgjithësisht një ditë e qetë për ju që i përkisni kësaj shenje, ndonëse në momente të caktuara mund të keni ndonjë moment acarimi me dikë, por që do të përfundojë shpejt.

Binjakët

Kuadri yjor për ju sot është pozitiv, sidomos tani që Merkuri është në një orbitë që favorizon si krijueshmërinë tuaj, ashtu edhe pasionet në planin sentimental. Interesante një njohje e re.

Gaforrja

Është përsëri Afërdita, ylli i dashurisë ai që do të jetë dominues për pjesën më të madhe të të lindurve të kësaj shenje, duke favorizuar lidhjet e reja, por edhe ato ekzistuese.

Luani

Me pozicionin e Merkurit nga njëra anë dhe Jupiterit shumë të favorshëm dita sot mund t’ju ofrojë momente shumë interesante në fushën e raporteve ndërpersonale. Mund të merrni një propozim të ri.

Virgjëresha

Me pozicionin e tij në shenjë Marsi është në harmoni me Afërditën dhe Merkurin duke bërë që dita e sotme të jetë vërtet e vrullshme, por plot fantazi. Sa vështirë për të ruajtur një sekret!

Peshorja

Pozicioni aktual i Saturnit në shenjë ka ndikuar e do të ndikojë për disa ditë negativisht te ju, prandaj duhet të kini kujdes për t’i marrë gjërat më shtruar. Është momenti të veproni pa u ngutur.

Akrepi

Edhe për ju janë Merkuri edhe Afërdita yjet që do t’ju mbështesin, por sa të vështirë do ta keni për të frenuar veten. Nganjëherë është më mirë të dëgjoni zërin e arsyes e jo atë të zemrës.

Shigjetari

Përsëri qielli juaj është i mbushur me yje të mirë, prandaj nëse sot nuk do të arrini të bëni asgjë pozitive, duhet ta kërkoni shkakun te vetja e jo në qiell. Nëse tregoheni të hapur do të keni më shumë harmoni me partnerin.

Bricjapi

Hëna sot është në një pozicion që, ndoshta nuk ju favorizon, por pasionin ia ndez me siguri. Duhet të bëni më shumë kujdes, sepse me nxitimin që keni, shpesh i prishni punë vetes.

Ujori

Kuadri yjor për ju është shumë pozitiv dhe Hëna e mirë sot do të sjellë stimuj dhe pasione të reja në planin sentimental. Mezi prisni të takoni dikë, por atëherë kur duhet ju kyçet goja.

Peshqit

Pas një periudhe “jo” me shumë telashe e kokëçarje, tani situata po kthehet gradualisht në favorin tuaj, prandaj duhet të përfitoni pa humbur kohë për të rikuperuar. Erosi tani në rritje.