Dashi

Disa çështje shpirtërore janë një kundërbalancë e mirëpritur e shqetësimeve materiale. Sa herë që filloni të obesionoheni për paratë, kthejeni vëmendjen tuaj në një aktivitet qetësues që ju mban të përqëndruar. Nuk është e shëndetshme të shohësh llogarinë bankare si refleksion i gjithë pasurisë tënde. Mendoni për njerëzit e pasur që njihni. Jo gjithmonë janë më të realizuarit.

Demi

Disa ndryshime në biznes do t’ju ndihmojnë të vendosni ca para më shumë në llogarinë bankare. Investimi në një sipërmarrje udhëtimi apo botimi do t’ju sjellë shumë përfitime. Nëse doni të shijoni një stil jete komod duhet të mbillni ca fara paraprakisht. Do të keni gjithashtu më shumë vetëbesim për asetet që keni ngritur.

Binjakët

Jeni shumë hezitues kur është fjala për t’u përfshirë në një biznes ose në një lidhje romantike. Është e vështirë për ju të jeni një ekip me njerëz që bien viktimë e humorit të keq. Jeni shumë i ndjeshëm ndaj ambientit dhe keni nevojë  të ruani nje entuziazëm natyral për jetën. Në vend që të qnëdroni me një njeri pesimist, mbajini opsionet e hapura. Gjërat do të rrjedhin vetë natyrshëm.

Gaforrja

Puna është frymëzim për ju. Fakti që ndihoni njerëzit e tjerë ju bën të ndiheni të emocionuar kur zgjoheni në mëngjes. Nëse po përballeni me një koleg që nuk ju kupton, ftojeni për drekë dhe diskutoni dëshirën tuja për ta lënë të shkuarën pas krahëve dhe për të gjetur mirëkuptimin për projektet në vijim.

Luani

Optimizmi juaj i madh tërheq shumë admirues. Nëse po kërkonit dashurinë, od ta gjeni pranë një personi me begraund të ndryshëm nga i juaji. Jeni në një marrëdhënie? Partneri juaj mund të ketë disa nevoja. Planifikoni një udhëtim që është në interes të tij dhe shijojeni maksimalisht.

Virgjëresha

Krijimi i një mjedisi të hapur dhe mbështetës për familjen, është prioriteti juaj. Ju nuk doni të dekurajoni njerëzit. Kur ata thonë diçka që ju ofendon, mos u zmeëroni. Thjesht bisedoni për ta sqaruar problemin nga rrënjët. Kjo do të shtronte rrugën për një marrëdhënie t ëshëndetshme. Dhe ju takon ju të vendosni tone të moderuara.

Peshorja

Një nga vendet tuaja të preferuara janë ambientet e auditorit. Zgjerimi i njohurive me tema interesante do të sjellë më të mirën tek ju. Me ndihmën e një profesori ose instruktori të talentuar, ju mund të bëheni një ekspert në fushën tuaj. Mjaft dëgjuat kritikën tuaj të brendshme; s’ka arsye pse të mos merrni një risk.

Akrepi

Jeni shumë bujar me resurset tuaja. Kur shikoni që një mik është në vështirësi, impulsi juaj i parë është ta ftoni për drekë, t’i blini një dhuratë, etj. Disa anëtarë të grupit mund të jenë xhelozë për këtë dobësi tuajën ndaj këtij personi, por mos u ndjeni fajtor. Ju nuk diskriminoni kur ofroni ndihmë, thjesht asistoni për përmirësimin e situatës.

Shigjetari

Keni një nevojë të flaktë për të udhëtuar. Eksplorimi i një territori të ri do t’i vendoste problemet tuaja në një perspektivë tjetër. Ky udhëtim i gjatë do t’ju bëjë të ndiheni optimistë për të ardhmen. Nëse nuk e bëni dot këtë udhëtim tani, rehatohuni në një kolltuk komod dhe shijoni një film maratonë.

Bricjapi

Planifikimi i një eventi në prapaskenë do të jetë efektiv. Gjëja e fundit që doni është të keni një menaxher që t’ju rrijë në kokë për çdo gjë. Punoni pa bërë shumë zhurmë. Dyshimet e një kolegu mbi ato që mund të bëni mund t’ju fusin në telashe. Në vend që të mbroni veten, merrni kohë për të shpjeguar motivet dhe metodat e punës. Kur t’ju kuptojnë ç’po bëni, do t’ju lejojnë të vazhdoni planin.

Ujori

Një rreth i madh miqsh është një prej bekimeve tuaja më të mëdha. Është edhe një ndihmë personale. Kur përballeni me probleme, dini se kujt t’i telefononi për të zgjidhur atë. Nëse dikush ju fton për ta shoqëruar në një udhëtim, pranoni. Nuk qëndron asnjë lloj interesi pas kësaj dhurate.

Peshqit

Aftësia juaj për të punuar fort dhe me orë të zgjatura, do t’ju ndihmojë të ngjisni shkallët drejt suksesit. Mirëpo mos i derdhni të gjitha energjitë në drejtim të karrierës. Mendoni për atë që ju bën të lumtur. Jeni të inspiruar nga idetë? Provoni të bëni një punë që përfshin edhe udhëtimet. Një përfshirje në një organizatë jofitimprurëse do t’ju ndryshojë rutinën dhe do t’ju sjellë pozitivitet në jetën tuaj.