Dashi
Qetësia do mbizotërojë gjate kësaj jave ne jetën tuaj. Ambienti në  çift do jetë i ngrohtë dhe nuk do keni për çfarë të qaheni. Do e mbështesni njëri-tjetrin për gjithçka. Ju beqarët do mbështeteni nga Venusi dhe do kenë surpriza mjaft të këndshme. Ka shumë gjasa që jeta juaj sentimentale të ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Nga ana tjetër me financat do keni probleme të vogla. Mos shpenzoni pa menduar më parë sa e kenë buxhetin sepse pamaturia mund t’iu sjelle probleme të mëdha. Shëndeti do jetë i mirë vetëm nëse ju nuk e teproni me ushqimin kalorik apo me ëmbëlsirat. Në jetën profesionale do i arrini objektivat dhe do merrni vendime të rëndësishme.

Demi
Mësoni të jeni të duruar dhe të keni më shumë besim tek vetja këtë javë. Për ju që jeni në një lidhje kjo ka për të qenë një periudhë e qëndrueshme dhe pa probleme serioze. Do i zgjidhni me qetësi edhe disa hatërmbetje të vjetra dhe do e pranoni se keni bërë gabime edhe ju. Nëse jeni beqarë do keni një javë të mbushur me takime shumë të bukura, të cilat do ua ndryshojnë jetën njëherë e mirë. Në planin financiar nuk do jeni të rrezikuar, megjithatë mirë është që të bëni llogari para se të shpenzoni. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi do jeni më të qetë edhe nga nervat dhe do ndiheni më energjike. Sektori profesional do iu japë kënaqësi akoma më të mëdha sepse do përmbyllen me sukses edhe disa çështje të hershme.

BINJAKËT
Kjo javë do të rezervojë kujtime shumë të bukura dhe do të takoni një person të cilin kishit kohë pa e parë. Për beqarët parashikohet një javë me mundësi dhe takime të reja. Ndërs në punë gjërat do tju ecin shumë mirë dhe do keni vlerësim për arritjet tuaja. Lidhur me financat, këtë kavë keni mundësinë të shpenzoni pasi keni arritur fitime të mira dhe keni kursyer. Ndërsa në planoin e shëndetit situata mund të jetë pak problematike nga mesi i javës ku do të ndiheni të tej lodhur dhe ju këshillohet të pushoni e të flini mirë.

GAFORRJA
Kjo do të jetë një javë plot harmoni dhe mirëkuptim për të lindurit e shenjës së Gaforres. E njëjta situatë pozitive dhe me shumë harmoni dhe momente të bukura parashikohet edhe për beqarët. Përsa i përket punës, do të ndiheni plot energji për të ecur përpara e për ti çuar deri në fund projektet e nisura. Në planin financiar, duhet të bëni kujdes pasi nuk është periudha më e përshtatshme për te shpenzuar apo për të bërë investime. Lidhur me shëndetin, duhet të bëni kujdes nga virozat.

LUANI
Gjatë kësaj jave Luanët do të ndihen në humor të përkryer dhe shume bujarë dhe të dashur me njerëzit që kanë pranë, çka do të ndikojë shumë pozitivisht në marrëdhëniet tuaja në çift dhe në familje. Ndërsa beqarët do të ndihen shumë joshës dhe plot interes për lidhje të reja. Në aspektin e punës, gjërat do të ecin mbarë e në drejtimin që keni kohë që prisni. Në lidhje me financat, jo vetëm qe do arrini te kryeni te gjitha shpenzimet e planifikuara, por do ju mbeten edhe para për t’i hequr mënjanë. Ndërsa në aspektin shëndetësor ju rekomandihet të merreni sa më shumë me aktivitet fizik.

VIRGJËRESHA
Gjatë kësaj jave të lindurit e shenjës së Virgjëreshës do të përballen me disa situata të papritura të cilat duhet ti përballoni me durim dhe ma gjakftohtësi. Kur të qetësoheni do ta kuptoni vet se po shqetësoheshit më tepër seç duhet pasi gjërat di shkojnë shpejt në vendin e duhur. Ndërkohë për beqarët do të ketë mundësi për aventura dhe njohje të reja. Në punë jo çdo gjë do të shkojë vaj por kërkoni ndihmën e familjarëve dhe këshillat e tyre. Kujdes me shpenzimet pasi nuk është momenti i duhur. Ndërsa lidhur me shëndetin çdo gjë do të jëtë mirë, veçse ju rekomandihet mos të lodheni dhe stresoheni shumë.

PESHORJA
Kjo javë do ti gjejë pak melankolike dhe jo shumë të shoq ërueshëm Peshoret për arsye q ë vet ata nuk i kuptojnë. Prandaj mundohuni të kaloni më tepër kohë me partnerin dhe familjarët deri sa tju kthehet sërish humor juaj i mirë. Për beqarët java është më premtuese dhe do të shfaqen mundësi për takime dhe njohje të reja. Në planin e punës do keni rezultate të shkëlqyera fale përpjekjeve dhe mundit të deritanishëm. Ndërsa me financat mundohuni të ulni shpenzimet për ta marrë situatën në kontroll. Lidhur me shëndetin, nuk do të jeni në gjendjen tuaj më të mirë, prandaj bëni kujdes me ushqimin dhe shlodhjen.

AKREPI
Për Akrepin këshillohet që gjatë kësaj jave të jenë më të afërt dhe më të komunikueshëm me partnerin e tyre, pasi kohët e fundit keni pasur disa konflikte dhe një situatë të ftohtë.Për beqarët situata është shumë e favorshme për lidhje të reja romantike. Në punë do të duhet të merrni disa vendime të rëndësishme, prandaj tregoni kujdes dhe maturi. Buxheti do jetë i mirë, por kujdes me investimet jo të pamenduara. Gjendja shëndetësore do të jëtë e mirë dhe do të ndjejnë përmirësime ata që kanë pasur probleme të caktuara.

SHIGJETARI
Për Shigjetarin parashikohet nj javë shumë e bukur, e mbushur me suprpriza të këndshme dhe me shume dashuri për ata që janë në një lidhje.Ndërsa beqarët do të ndihen mirë me veten e tyre dhe nuk do të kenë shumë dëshirën për të kërkuar personin e duhur por do tia lënë rastësisë të sjellë për ta mundësi të reja. Në pune çdo gjë do ju eceë sipas planeve dhe madje edhe në aspektin financiar do të jeni shumë me fat. Prandaj shfrytëzojeni rastin dhe menaxhojini mirë të ardhurat tuaja. Shëndeti do të jëtë i mirë, por mos e teproni me ushqimin.

BRICJAPI
Bricjapët do të kenë disa përplasje mendimesh dhe qëndrimesh me partnerin e tyre për çështje të lidhura kryesisht me familjen dhe të afërmit. Prandaj mundohuni të qetësoheni dhe të arrini të kuptoni më mirë njëri-tjetrin. Ndërsa beqaret do të kenë shumë kërkesa, por kujdes mos krijoni lidhje me personat e gabuar që mund tju lëndojnë. Në punë duhet te veproni gjithmonë me zgjuarsi dhe diplomaci për tia dalë mbanë. Buxheti do jete i paqëndrueshëm prandaj bëni shumë kujdes me menaxhimin e tij. Shëndeti do jete i mirë, por duhet bërë kujdes me alkolin.

UJORI
Kjo do t jetë një javë jo shumë e mirë për Ujorin në aspektin e marrëdhënieve me partnerin e tyre. Por nëse tregoheni i duruar dhe i matur situata do të përmirësohet. Për beqarët këshillohet që gatë kësaj mos të rrezikojnë të krijojnë lidhje të reja pasi yjet nuk janë në favorin e tyre në këtë plan. Ndërsa në punë do tju prijë fati dhe do të keni sukses. Në aspektin financiar, ju këshillohet të ruani balancën e mos ta teproni. Lidhur me shëndetin, situata do të jetë e mirë dhe nuk do të ndjeni shqetësime.

PESHQIT
Të lindurit e shenjës së Peshqve do të kalojnë një periudhë debatesh me partnerin, por situata do të normalizohet shumë shpejt nësë përpiq eni të kuptoni më mirë njëri tjetrin si dhe nëse beni kompromis. Ndërsa për beqarët situata do të jetë e mirë dhe mund të ketë surpriza apo lidhje të reja. Në punë gjithçka do marrë një drejtim tjetër dhe shumë më poztiv krahasuar me javën e kaluar. Në planin financiar duhet të tregoni kujdes me shpenzimet e mos ta kaloni buxhetin tuaj. Ndërsa lidhur me shëndetin, do të keni imunitet jo të fortë, prandaj duhet të ushqeheni sa më shëndetshëm.