Dashi

Këtë javë do jeni më pozitivë dhe më optimistë ju të dashuruarit. Edhe kur t’iu dalin vështirësi ju do dini si t’i kaloni shpejt dhe me buzëqeshje. Beqaret me shume gjase do afrohen pranë disa personave interesante dhe mund te fillojnë shpejt një lidhje jetëgjatë. E rëndësishme është qe emocionet do shtohen gjithnjë e me shume. Buxheti mund te jete delikat ditët e para, por pas te mërkurës gjendja do filloje te stabilizohet. Do i kryeni pa frike edhe shpenzimet qe keni planifikuar. Për shëndet me te mire duhet te ushqeheni si duhet dhe duhet te mos bëni jete sedentare. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do ndaleni përballë sfidave qe do ju dalin. Jeta familjare do jete tejet delikate.

Demi

Kjo do jete një jave goxha e vështirë për ata qe janë ne një lidhje. Për shume gjera nuk do merreni vesh me partnerin dhe ne asnjë moment nuk do doni te hapni rruge. Beqaret ndryshe nga sa e kishin menduar do përjetojnë ndjesi te forta këtë periudhe. Çdo çast ka për te qene i veçante dhe mbresëlënës. Financat sado t’i mbani nen kontroll situata mund t’i dale jashtë kontrollit ne një moment. Dëgjojini me kujdes këshillat e miqve specialiste te fushës. Shëndeti fizik do jete goxha i mire, por ai mendor jo dhe aq. Mund te ndiheni shpesh pesimiste dhe ne ankth për gjerat qe do ndodhin nesër. Ne pune do jete Merkuri ai qe do ju drejtoje ne rrugën e duhur. Do arrini atje ku doni. Marrëdhënia me familjaret do jene mbresëlënëse.

Binjaket

Nëse nuk doni te keni debate dhe probleme me partnerin tuaj, duhet te tregoheni me tolerante dhe me te kuptueshëm këtë jave. Nëse i kaloni edhe këto sfida qe do ju dalin këtë periudhe gjendja do filloje te përmirësohet ndjeshëm. Beqaret do kenë dite te paqëndrueshme dhe nuk do arrijnë dot ta gjejnë shpirtin e tyre binjak. Do ju duhet ende kohe te presin për ndryshime. Buxheti ka për te qene i paqëndrueshëm kështu qe mundohuni te shpenzoni me kursim dhe duke menduar për te ardhmen. Gjendja shëndetësore do lere shpesh për te dëshiruar. Mos e teproni me ushqimin dhe mbrohuni nga ndryshimet e shpeshta te temperaturave. Ne pune do ecni me plane dhe kjo do ju çoje shpejt ne rrugën e duhur. Jeta familjare do jete e mbrojtur.

Gaforrja

Këtë jave nuk duhet te bëni gabimin ta ngrini partnerin ne piedestal sepse zhgënjimi ka per te qene edhe me i madh. Te gjithë bëjnë gabime dhe kane te meta kështu qe as ai nuk mund te beje përjashtim. Me mire tregohuni realiste dhe te përmbajtur. Beqaret, nen ndikimin e madh te Marsit, do jene shume me sensuale dhe joshës. Do marrin propozime interesante nga te cilat mund te fillojnë lidhje serioze. Buxheti do mbetet i mire edhe pse për te thënë te vërtetën shpenzimet do i kryeni pa u menduar. Shëndeti here pas here do ketë disa shqetësime. Mund te keni probleme me frymëmarrjen, por mundet edhe te prekeni nga gripi. Ne pune do ju duhet me shume maturi dhe kujdes për te arritur majat. familja e qete.

Luani

Periudhe e begate do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Qe ditën e pare do përjetojnë emocione pranë atij qe dashurojnë dhe do sigurohen akoma me shume qe ai është i duhuri për te kaluar jetën. Beqaret do i kenë mendimet shume te qarta dhe do dine çfarë hapash te hedhin. Jeta e tyre do ndryshoje njëherë e përgjithmonë. Venusi do iu ndihmoje t’i mbani gjithë kohës nen kujdes te ardhurat. Gjendja do vazhdoje te mbetet e kënaqshme. Gjendja shëndetësore do jete aq e mire saqë nuk do keni me për çfarë te qaheni. Do ushqeheni si duhet dhe nuk do neglizhoni as aktivitetin fizik. Puna ne përgjithësi do ece mire pavarësisht disa pengesave te vogla qe mund t’iu dalin here pas here. Familja harmonike.

Virgjeresha

Këtë jave duhet te jeni me te disponueshem ndaj partnerit tuaj dhe nga ana tjetër duhet te bëni te pamundurën për ta larguar rutinën. Ne këtë mënyrë atmosfera ne jetën tuaj ka për te qene e jashtëzakonshme dhe emocione te njëpasnjëshme. Beqaret do afrohen mjaft me disa persona me te cilët me shpejt nga sa mendonin edhe mund te martohen. Ne planin financiar perspektivat duken goxha te mira. Përveçse do fitoni para nga projektet e përfunduara, ju do jeni edhe te kujdesshëm me shpenzimet. Për shëndetin nuk duhet te shqetësoheni aspak. Ne pune do keni mbështetjen e gjithë yjeve dhe gjendja ka për t’u përmirësuar tej mase. Mund te merrni edhe disa propozime për ndryshim pozicioni. Jeta familjare pa ndryshime.

Peshorja

Këtë jave nuk duhet te shqetësoheni aspak për jetën tuaj ne çift sepse planetët do mendojnë për gjithçka. Marrëdhënia me partnerin ka për te qene e mrekullueshme. Beqaret do afrohen akoma me shume me disa persona qe kane pëlqyer prej kohesh dhe do sigurohen se ata janë te duhurit. Për financat do jete një jave e trazuar. Shpesh do gjendeni edhe ne vështirësi për te kryer shpenzimet. Për shëndet akoma me te mire duhet te lini sa me pare duhanin, te ushqeheni mire dhe te mos neglizhoni aktivitetin fizik. Ne pune nuk do ju dale asnjë lloj problemi, kështu qe çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve. Jeta familjare mund te ketë disa probleme te vogla, por pa pasoja.

Akrepi

Jeta ne çift ka nuk ka për te qene aspak e vështirë këtë jave. Partneri do tregohet i përkujdesur ndaj jush dhe nuk do ju lere asnjë moment te mërziteni. Lidhja mes jush ka për te qene si kurrë me pare. Beqaret me mire te persin edhe pak kohe para se te fillojnë një lidhje sepse ne te kundërt jeta mund t’iu ndërlikohet akoma me tepër. Merkuri do jete planeti qe do ju ndihmoje ta stabilizoni buxhetin. Do merrni masat e duhura dhe gjendja do ndryshoje shpejt. Gjendja shëndetësore here pas here do lere për te dëshiruar. Mund te jeni te lodhur dhe pa fuqi. Ne pune duhet te luftoni shume fort për te arritur atje ku ëndërroni. Jo çdo gjë do jete e lehte. Me familjen do keni një marrëdhënie te ngrohte.

Shigjetari

Kjo do jete një jave e mrekullueshme për te dashuruarit. Çdo dite do përjetoni ndjesi te reja dhe do ju duket shpesh sikur jeni neper ëndrra. Problemet e se shkuarës do i lini pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Beqaret nuk duhet te luajnë me zjarrin vetëm për te ndryshuar statusin sepse mund te lëndohen keq. Sektori i financave nuk do përbëjë asnjë lloj problemi. Prej pak kohesh po ecni vetëm me plane dhe kjo është gjeja me e mire. Gjendja shëndetësore here do jete e mire dhe here do lere për te dëshiruar. Mundohuni te konsumoni nga te gjitha llojet e ushqimeve. Ne pune vërtet do lodheni pak, por arritjet do ju bëjnë krenare për veten. Familja mjaft e qete.

Bricjapi

Kjo jave do jete tejet pasionante për juve qe jeni ne një lidhje. Me partnerin do merreni vesh edhe pa thënë asgjë. Çdo çast ka për te qene fantastik dhe i mbushur me emocione te veçanta. Edh për beqaret priten risi, megjithatë nuk duhet te nxitohen për asgjë. Buxheti do jete disi delikat ditët e para, por situata shume shpejt do filloje te stabilizohet. Pas te mërkurës mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër. Shëndeti do vije duke u përmirësuar dite pas dite. Ne fundjave do jeni ne formën me te mire te mundshme. Ne pune nuk duhet te nxitoheni për asgjë, me durim, qetësi dhe këmbëngulje mund te arrini çdo gjë. Ne familje do diskutoni gjere e gjate dhe do i zgjidhni problemet.

Ujori

Sektori i dashurisë do jete gjate gjithë kohës i privilegjuar gjate kësaj jave. Do ja shprehni gjithë kohës ndjenjat atij qe keni ne krah dhe ne fundjave mund te merren edhe disa vendime për te ardhmen. Beqaret do jene te turpshëm dhe serish do mbeten me te njëjtin status. Po nuk ndryshuan kane për te mbetur për shume kohe ashtu si janë. Ne planin financiar nuk do keni aspak fat dhe nuk do arrini dot t’i kryeni shpenzimet qe kishit planifikuar. Shëndeti do jete i mire. Mbrohuni sa me shume nga luhatjet e temperaturave ne mënyrë qe te mos ju kape viroza e stinës. Puna do ju ece ashtu si e kishit planifikuar gjithë këto kohe. Ne familje do mbizotërojë qetësia dhe harmonia gjithë kohës.

Peshqit

Jeta ne çift do te ndërlikohet paksa gjate kësaj jave, por gjithçka do rregullohet shpejt. Dëshira për t’u argëtuar do te rritet dhe nga fundjava do përjetoni mjaft kënaqësi. Ambienti edhe për beqaret do jete plot ngjyra dhe emocione. Mos u bëni te paduruar dhe do iu jepet një mundësi mjaft e mire. Kujdes me buxhetin! Ai nuk do jete i mire dhe një gabim i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjtë. Nëse ndiheni te lodhur bëni pak pushim. Ushtrimet fizike dhe ushqimi i ekuilibruar do iu bëjnë te jeni me te shëndetshëm. Planetët do iu ofrojnë shume mundësi për te arritur atje ku doni ne profesion. Do ketë ndryshime pozitive! Marrëdhënia me familjaret do jete e shkëlqyer./CNA.al