I KAM BORXH JETËN

Albert Z. ZHOLI

Ndihmëë… ndiihmëë…!- u dëgjua një zë i frikëshëm vajze nga brenda detit (Athinë)…Trupi i saj herë shfaqej mbi ujë e herë humbiste për t’u shfaqur apo mos shfaqur prapë…Plazhistët shihnin të lumtur, por asnjëri s’merrte vendimin të hidhej për të shpëtuar vajzën që po mbytej…
Befasia e detit është thellësia, siç ndodh në Glifadhë, që pas 100 metrash nga bregu, rritet pa pritur në një thellësi trembëse…Ajo vajzë, si duket, e kish për herë të parë e nuk qe përgatitur për të mos i zënë këmbët në tokë për shlodhje…

Një djalë, trup atleti, u hodh me vrull dhe me not notari arriti tek fundosja e vajzës që nuk po shfaqej më mbi ujë. U zhyt rreth një minutë…Të gjithë në heshtje! Ja ai del mbi ujë me vajzën. Uaaaaaaaaaaaa, shpërthyen njerëzit.
…Me zor e mori vajzën në breg. M e krahët e tijë të fuqishëm e ktheu vajzën kokëposhtë, e pastaj i dha frymë nga fryma e tijë për të jetuar …Frymëmarrja artificiale ishte shumë e lodhëshme dhe me tension: “ Do e shpëtoj dot apo jo? …Duhet ta shpëtoj !” Vajza nisi të lëvizte gjinjtë në frymëmarrje …Pastaj ngriti qepallat për tu bindur se i kish shpëtuar vdekjes…

Djali me trup atleti ishte zhdukur si me magji, kur erdhi makina e ndihmës së shpejtë …
-Ishte një shqiptar, por sa shpëtoi vajzën iku menjëherë, sqaroi një qytetar grek- punojmë bashkë … është njeri i heshtur e punëtor i mirë …Vajza tashmë e kish marrë veten. Të tjerët diskutonin për djalin nga Shqipëria: 
-Po pse iku? 
-Trim ishte!

-Të mos ishte shqiptari do të kish vdekur vajza…
-Sikur të ishte nga ata të shpëtimit të plazheve të Amerikës, që shohim nëpër filma…
-E ka ndonjë kleçkë ai që u largua …?!

-Është djalë i mirë, është dipllomuar inxhinier elektrik në Shqipëri, por bën çdo lloj pune këtu … tashti punon me mua në një magazinë.. . është shoku im …erdhëm bashkë për të bërë banjë …është me kryq në shpirt ai nuk do të duket – mbaroi sqarimet djaloshi, si për t’i dhënë diçka më shumë atij burrit me kryq në qafë, që kish folur: “ e ka ndonjë kleçkë ai që u largua…”
Unë dua ta takoj patjetër- iu lut vajza djaloshit që e njihte të ikurin shpëtimtar- I kam borxh jetën!…

Do ta gjej dhe në fund të botës-tha vajza bukuroshe dhe treti vështrimin nga ku ishte larguar shqiptari…Ai njeri meriton shumë…!