Nga Aldo Vaska

Në kuadrin e ndërtimit të hekurudhave në vendin tonë duke filluar mbas çlirimit, ajo Elbasan -Prrenjas (1969-1974), ishte e dallueshme nga të tjerat, të ndërtuara tek ne. Ajo është hekurudhë tepër malore me shumë vepra arti dhe kryesisht ura dhe tunele.Vazhdimi i ndërtimit të hekurudhave u shoqërua me studimin e projektimit të urave.

Në këtë hekurudhë vazhdoi tipizimi dhe zgjidhjet e sistemeve të tjera. Kështu u zbatuan viadukte me hapësira drite 23 m, monolite b/arme me një tra. U bënë mbikalime rrugore me soletone monolite dhe të parapërgatitura po ashtu edhe me trarë të parapërgatitur (si në Mirakë). U ndërtuan edhe ura me mbistrukturë të vazhduar me konsola “gerber” me hapësirë 30 m (Bushtricë, Murrash). /Naishtedikur.info