Nafta nje nga lendet kryesore ne degen e industrise se rende, qe jep produkte si karburante, vajra lubrufikante, tretes, bitum , kok e lende te para per industrine kimike. Para Çlirimit produktet e naftes importiheshin. Ne vitet ’30 ne Kuçove u ndertuan ‘impjante te thjeshta per perpunimin e pjesshem te naftes. Baterit e para per distilimin e naftes me proces periodik, ku rodhohej benzine, gazoil dhe vajguri ndriçues u ndertuan menjeher pas Çlirimit ne Kuçov (me vone Qyteti Stalin).

Me 1956 u ve ne pune Uzina e perpunimit e perpunimit te naftes ne Cerrik dhe ne vitin 1957 u be rikonstruksioni i Uzines se naftes ne Qytetin Stalin duke e trefishuar prodhimin. Ne vitin 1960-1962 u prodhuan mjafte produkte te reja nga nafta, si vajguri per avion reaktiv, vajra lubrifikante per motore me djegie te brendeshme.

Per te siguruar nje pjese te kokut per metalurgjin me ngjyra u projektua dhe u ndertua ne Qytetin Stalin Uzina e kokezimit te bitumit. Ne vitin 1969 u vu ne shfrytezim Uzina e perpunimit te naftes ne Fier, me 1978 Uzina e Perpunimit te Thelle te Naftes ne Ballsh e cila rriti sasine dhe cilesine e produkteve, veçanerisht te karburanteve dhe u be e mundur qe e gjithe nafta te perpunohej ne vend.

Ne Qytetin Stalin prodhohen disa lloje grasosh, prodhimi i sulfonateve te zeza, i naftenateve, i komponentit aktiv te pluhurave lares, dhe vazhdimi i eksperimentimeve per prodhime te reja. Ne Ballsh meren nga nafta 55 lloje produktesh te gatshme. Krahas bitumit te naftes qe njifet prej dekadash ne tregun boteror, eksportohe edhe benzin, gazol, kok, acide naftenike, squfur etj.

Burimi: Shqipëria në vitet e Socializmit