Nga Harry Dukagjini

ISA BOLETINI DHE OPERA E PARË

Opera e parë në Kosovë, u shfaq në qytezën Ferizaj, në një fushë në afërsi te Stacionit të trenit në vitin 1911. Sot, ajo nuk do të quhej operë, mirëpo, në atë kohë, u vlerësua si e tillë. Opera filloi, por nuk përfundoi, fal nderhyrjës së Isa Boletinit. Siç dihet, Boletini shquhej jo vetem për trimëri, por ndonjëherë edhe për reagime të papritura, shpesh të ashpra e ndonjëherë edhe sarkastike. Pse lidhet emri i Boletinit më shfaqjen e parë operistike në Kosovë?

Edhepse kjo operë apo operetë ishte ngjarje e madhe e kohës, ishte Isa Boletini ai i cili e nderpreu atë fal një keçkuptimi. Ne shtator te vitit 1911 nje grup teatror nga Vjena po bente nje turne neper Ballkan më një operetë e cila për temë kishte nje ngjarje te zhvilluar ne Ballkan. Mungojnë informacione mbi titullin dhe autorin e kësajë vepre skenike. Pasi që në ato vite, stacion qendror i trenit për Kosovë ishte qyteti i Ferizajt, ku kishte edhe punëtorë të huaj, ky grup vlerësoi që këtu mund të ketë njerëz të cilët e kuptojnë ose duan operën. Kosova, në atë kohë ishte nen pushtimin osman dhe nuk kishte asnjë teater apo sallë për shfaqje te tilla, ndaj grupi vendosi qe operën ta luaj në afërsi të Stacionit të Trenit, ne një plato të ngritur në një livadh.

Foto: Albumi Akordet e Kosovës

Biletat u shperndanë falas, dhe shumica e vizitorëve erdhen aty, jo për ta ndjekur operën, por për të parë e mësuar nga afër, se çka është opera? Kjo operë qe sypozojmë të ketë qenë më tepër operetë, kishte një syzhe komik dhe në te përqesheshin disa veti primitive të popujve të Ballkanit. Dikush, gabimisht e kishte informuar Isa Boletinin, qe në këtë operë përqeshen shqiptarët. Kjo e kishte zemruar Boletinin dhe ai kishte kerkuar te pëngohet shfaqja. Mirëpo, mëqense këshilla e tij ishte injoruar, luftëtarët e Boletinit pak kohë pas fillimit të shfaqjës nderhynë dhe u bënë vetë akterë të shfaqjës.Opera filloi me tym e barot prej tyre.

Isa Boletinin e kishin keqinformuar. E verteta ishte qe në libreton e operetës nuk permendeshin fare shqiptarët, por përqesheshin malazezet dhe popuj të Ballkanit pa dallim etnie. Megjithëkëtë, Boletini e muar këtë informim te shtrember shumë seriozisht, dhe sapo filloi shfaqja, disa nga ushtarët e tij hynë midis turmës dhe filluan te shtien në ajr më revole. Publiku, në fillim u hutua, duke menduar se kjo ishte pjesë e shfaqjës, mirëpo pas disa kercënimeve, vizitorët dhe aktorët, u detyruan të largohen. Kështu opereta e parë shfaqur në Kosovë, perfundoi para kohe – me te shtëna nga armët. Ngjajshem si disa darsma të sotme.

Pasi kuptoj qe teksti i operës nuk i satirizonte drejtëperdrejtë shqiptarët, por ballkanasit në pergjithësi e malazezët ne veçanti, Boletini dergoi emisarin e vet per t’e lajmëruar grupin austriak qe të vazhdojnë shfaqjen, mirëpo lajmi arrijti më vonesë. Ata vazhduan udhtimin nga Ferizaj për në per Selanik, kurse qytetit Ferizaj i mbeti nami si qytet i parë shqiptar në rajon, ku u shfaqe nje operetë. Por pa përfundim.

Harry Dukagjini

Foto: Albumi Akordet e Kosovës

Burimi: Albumi Akordet e Kosovës