Bunkieri, një simbol i komunizmit ka marrë vëmëndjen e një prej faqeve ndërkombëtare kushtuar natyrës dhe vendeve të ndryshme të botës. Pak nga ne i kanë parë bunkierët të kthyer në shërbim të njerëzve në forma të ndryshme, ku bën mjaft përshtypje një prej tyre në Bilisht të Kor@ës.  Ndërhyrja ka qenë aq interesante sa është kthyer tashmë në një restorant tërheqës.

Bunkerët e Shqipërisë kanë qënë në fokus të National Geographic në seksionin “Travel” të tij. Dikur, thotë shkrimi këto objekte prej hekuri e betoni u ndërtuan nga frika e regjimit komunist se mund të sulmohej, por sot kanë tjetër qëllim.

“Sidoqoftë, shqiptarët të shkathët nga natyra, po i shndërrojnë dhe po i japin këtyre objekteve jetë të re si restorante, bare, kafene apo edhe muze”, shkruan Alex Crevar, autori i shkrimit.

Shembuj të tillë gjenden kudo në vend. Në Shkodër është bërë një studio tatuazhesh, në Kavajë një dyqan hamburgeri, në brigjet e Golemit është krijuar një hotel me 20 dhoma. Ndërsa në Tiranë, janë dy muze që janë krijuar në 2014 dhe kanë pritur mijëra vizitorë. tch